• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Kronike

Aksident tragjik në Kroaci, ndërron jetë në moshën 39-vjeçare ish-futbollisti i kombëtares

April 19, 2025
in Kronike, Sport
        
 

Ish-futbollisti i kombëtares kroate, Nikola Pokrivac ka ndërruar jetë në një aksident automobilistik në vendin e tij, ka konfirmuar Federata Kroate e Futbollit.

Mesfushori 39-vjeçar ka luajtur për Dinamo Zagreb, AS Monaco dhe RB Salzburg gjatë karrierës së tij si edhe ka zhvilluar 15 ndeshje ndërkombëtare nga 2008 deri në 2010 me fanellën e Kroacisë. Pokrivac u diagnostikua me limfomën Hodgkin në vitin 2015, gjë që e detyroi atë të tërhiqej nga futbolli profesionist.

Ai u kthye në futbollin amator në vitin 2021 dhe iu bashkua skuadrës së ligës së ulët NK Vojnic verën e kaluar. Mediat lokale thanë se ai ishte në një automjet me tre shokë të skuadrës nga NK Vojnic kur ata u përfshinë në një përplasje mes katër automjetesh në Karlovac në Kroacinë qendrore të premten në mbrëmje.

Është raportuar se ka humbur jetën edhe një person 42-vjeçar në një veturë tjetër, ndërsa personat e tjerë në makinën e Pokrivacit janë dërguar me lëndime të rënda në spital.

“Nikola ishte një futbollist i madh, që jetoi futbollin deri në momentin e tij të fundit në këtë botë dhe që tregoi guxim të madh në jetë duke mposhtur një sëmundje të tmerrshme”, tha presidenti i Federatës Kroate të Futbollit, Marijan Kustic.

“Kjo është një humbje e madhe për komunitetin tonë të futbollit dhe veçanërisht e dhimbshme për familjen”, shtoi ai.

Pokrivac luajti në Euro 2008, ku Kroacia arriti në çerekfinale dhe ishte pjesë e kualifikueseve për Kupën e Botës 2010.


        
 
Next Post

Rama i'u përgjigjet deputetëve demokratë: Ai që thotë s’jam çyryk, vetëm çyryk është kjo vlenë për të gjithë burrat nuk ka ndasi krahinore! Nuk na mundini dot, e keni të kotë

VIDEO/ Donin të iknin pa paguar: Roja i parkingut u varet në kofanon e makinës turistëve turq, e hedhin në tokë pas disa metrave dhe plagoset në kokë! Arrestohet çifti i të huajve

VIDEO/ Do përgjysmojmë ujin e pijshëm?! Qytetarët e Krujës këshillojnë Berishën: Mosha është içik mbi atë që… "të majt shnetja"

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In