• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, September 19, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Arrestimi i shefit të Rrugores së Tiranës dhe dy zyrtarëve të Policisë nga SPAK në shkelje skandaloze të ligjit! S’ka masë sigurie nga gjykata, SPAK pritet t’i drejtohet GJKKO!

April 20, 2025
in Aktualitet, Kronike

Për drejtuesin e Policisë Rrugore të Tiranë, Roven Zeka, shefin e Sektorit të Aksidenteve në Tiranë, Sokol Novaku, dhe oficerin e policisë gjyqësore, Edison Tabaku, të cilët u arrestuan ditën e djeshme (19 prill 2025), nuk ka asnjë asnjë masë sigurie nga GJKKO.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se prokurorja e çështjes, Elida Kaçkini, pritet t’i drejtohet me kërkesë GJKKO-së me orët në vijim. Report Tv ka mësuar gjithashtu se nuk bëhet fjalë për mosreferim në prokurori të një aksidenti, por mosprocedim me arrestim.

Sipas të dhënave paraprake, zyrtarët dyshohet se kanë favorizuar kundrejt një shume prej 2 mijë eurosh drejtuesen e një automjeti të përfshirë në një aksident. Kjo e fundit ka shkaktuar një aksident rrugor dhe është proceduar në gjendje të lirë, megjithse nga aksidenti 2 persona kishin marrë ndihmë mjekësore në spital.

Çështja e zyrtarëve të Policisë u zbulua nga përgjimet për një çështje tjetër hetimore.

Mësohet se gjatë mëngjesit të së dielës, punonjësit e policisë kanë dhënë shpjegimet paraprake para oficërëve të BKH-së të cilët i kanë pyetur në kushtet e izolimit në bllokun e sigurisë, ku 3 policët ndodhen prej dje.

Zeka dhe Novaku u vetëparaqiten mesditën e së shtunës në drejtorinë vendore të policisë Tiranë pasi për ta SPAK kishte lëshuar urdhër ndalimi, si të dyshuar për veprën penale korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim. Ndërsa Tabaku është arrestuar nga blutë.

Next Post

“Sherifin e kemi për budallenjtë si Klevisi dhe Albana me shokë”! Rama ironizon me videon e animuar Berishën, Bashën dhe Lapajn

Nga Rubiku në Gramsh: Si do ringrihet industria ushtarake e dikurshme por me teknologji moderne?

VIDEO/ "Urrejtja nuk e bëri kurrë asnjë komb të madh"! Mijëra qytetarë protestojnë kundër Trump në të gjithë SHBA

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved