• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Bota

Kush e bindi Donald Trump të marrë pjesë në funeralin e Françeskut? Katër orët surreale pas vdekjes së Papës

April 23, 2025
in Bota
        
 

Presidenti amerikan u mendua për katër orë, përpara se të lajmëronte prezencën në Romë. Roli i katolikut Vance dhe i sekretarit të Shtetit, Marco Rubio. Tani diplomacitë evropiane po punojnë me maturi për të provuar të organizojnë takime me liderin e SHBA.

Mëngjesin e djeshëm të 21 prillit, Amerika u zgjua me lajmin e vdekjes së Papës.

Shtëpia e Bardhë zbatoi protokollin e miratuar në rast të vdekjeve që konsiderohen të rëndësishme. Donald Trump nënshkroi një urdhër për të valëvitur flamujt kombëtarë në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat federale, përfshirë Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin. Pas kësaj, filloi një ditë që ishte surreale në disa momente.

Trump postoi menjëherë një mesazh të shkurtër ngushëllimi në platformën e tij “TRUTH” dhe më pas u shfaq në kopshtin e rezidencës presidenciale, ku gjithçka ishte gati për festën tradicionale “Easter Egg Roll”. Bëhet fjalë për një garë mes fëmijëve. Fituesi është ai që kalon vijën e finishit duke shtyrë vezët e dekoruara të Pashkëve me një shkop. Me këtë rast, mijëra njerëz mund të shikojnë lojërat nga parku publik që kufizohet me lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë. Askujt nuk i shkonte mendja se festa mund të anulohej ose të paktën të shtyhej për shkak të zisë. Ndoshta sepse do të ishte e ndërlikuar të menaxhoje turmën tashmë të mbushur pranë barrierave.

Por sigurisht që toni i përdorur nga Trump mund të kishte qenë i ndryshëm. Rreth mesditës, ai mori fjalën nga ballkoni me pamje nga hapësira e gjelbër. Ai lavdëroi Françeskun, si një “burrë të mirë”, ndërsa pranë tij një djalë i veshur si lepur vazhdonte të lëvizte veshët e mëdhenj dhe të përshëndeste fëmijët. Askush nuk i tha asgjë lepurit.

Festa vazhdoi sipas planit. Presidenti iu afrua rrethimit ku qëndronin gazetarët dhe kamerat. Njëri e pyeti: “A do të shkosh në funeralin e Papës?” Trump u përgjigj: “Nuk e di ende. Do të flasim për këtë. Do të duhet të shohim nëse ka kohë”. Dihej tashmë që në mëngjes se varrimi do të bëhej gjatë fundjavës: të premten ose, siç u vendos më vonë, të shtunën.

Çfarë ishte kaq urgjente në axhendën e Trump për fundjavën? Arratisja e zakonshme në një nga vendpushimet e tij për të luajtur golf.

Në orët që pasuan, dikush nga këshilltarët ose ministrat duhet t’i ketë vënë në dukje presidentit se ai do të ishte i vetmi nga liderët e mëdhenj perëndimorë që do të humbiste një moment historik.

Kush e bindi Trumpin në fund? Hipoteza të ndryshme qarkullojnë. E para përfshin Zv.Presidentin J.D. Vance, udhëheqësi i fundit që ka takuar Papën. Vance, shumë katolik, duhet të ketë këmbëngulur në nevojën për të shkuar në Romë dhe, nëse ishte e nevojshme, do të ishte gati të përfaqësonte Shtetet e Bashkuara në vend të Trump. Sekretari i Shtetit Marco Rubio gjithashtu theksoi se nuk do të ishte e përshtatshme të lihej bosh vendi i rezervuar për Amerikën.

Në orën 15:58, Trump mori vendimin e tij, duke njoftuar me entuziazëm praninë e tij në funeral, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Melania.

Tashme, me maturi dhe edhe pak siklet, diplomatët evropianë po i bëjnë thirrje Shtëpisë së Bardhë të përpiqen të organizojnë takime menjëherë pas meshës në Shën Pjetër. Për shembull, një samit midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, i propozuar javën e kaluar nga Giorgia Meloni në bisedën e saj me Trump.

Corriere della Sera


        
 
Next Post

Muli shpjegon pse ka filluar të shajë nga nëna gjithë popullin

Vrau vajzën e tij dy muaj më parë në Tiranë, arrestohet në Liban babai i Rayan Alwan

Zbulohet piktura që Putin i dhuroi Trump-it

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In