• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 25, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

VIDEO/ “Më dogji kur pashë Latifin me Vrenozin”! Rama tallet me takimin qesharak të PD: Korçë o Korçë, të lanë Vrenon të të bëjë “madhështore”! Ai është sot ‘boss’-i i ri i PD

April 24, 2025
in Aktualitet, Debat

Kryesocialisti Edi Rama i është përgjigjur përmes një videoje të postuar në Facebook, deklaratave të demokratit Ilir Vrenozi dje nga Korça, gjatë takimit të PD, ku lëshoi ofendime ndaj kryeministrit.

Rama shprehet se Vrenozi është ‘bosi’ i PD dhe se nuk është habi që t’i zërë edhe vendin Sali Berishës, pasi sipas tij, edhe këshilltari i kreut të PD, Chris LaCivita, e kuptoi se demokrati nga Korça ishte ai që mund të ngrinte turmën në brohorima me fjalimin e tij, gjë që më parë thotë kryesocialisti, e bënte Berisha.

“Dje e morën vesh besoj të gjithë pse Latifi i Trump u takua ca ditë më parë më Vrenozin e Korçës. Sot besoj se askush nuk ka më çfarë thotë as për arsyen e kërkesës sime për kafe me të.

Qëkur e pashë takimin e Vrenoz me Tifen, më dogji, e kapa që Latifi kishte kuptuar atë që unë e kisha kuptuar kohë më parë. Bufi nuk tërheq më. Ilir Vrenozi është i vetmi që mund ta udhëheqë kënetën pa u bërë qesharak në premtime që po gajasin dynjanë dhe as për gjynah në ato rrjedhjet e shpeshta në fjalimet e tij.

Dje Vrenozi e mori në dorë drejtimin real nga Korça ku për të më goditur mua, rivalin e tij të drejtpërdrejtë nesër dhe rang kombëtar, lëshoi nga goja programin real të asaj partie dhe ngriti peshë turmën fanatike siç kishim kohë pa parë.

Njësoj si në kohën kur bufi i printe me histeri, ajo turmë deri mbrëmë ishte ujë i ndenjur me zhurmë bretkosash. Ky zhvillim i ri dhe i fuqishëm në frontin e kënetës, e bën më të qartë zgjedhjen e 11 majit, duke nisur nga Korça, ku Vrenozi hyri në garë si një hipopotam në një dyqan qelqurinash dhe u ofroi korçarëve modelin shembullor, shumë të sinqertë të kënetës madhështore.

Demokratët e Korçës do ta vendosin vetë se ç’duhet të ndodhë më që ata të bëjnë atë që duhet në votën e 11 majit kur duhet të zgjedhin për BE apo kënetë…

Ama bluza e Vrenozit dje e kishte mesazhin qartësisht madhështor. Mbi të shkruhej ç’ka i thoshte të gjitha… bos! Ai është sot defakto ‘the boss’. Bosi i atyre që nuk do ikin nga këneta deri sa ta shohin në fronin e bufit plak, në fillim në Korçë e më pas pse jo në vend të bufit. Korçë o Korçë të lanë Vrenozin të të bëjë madhështor. Shih e bëj, por vetëm më shaka mos e merr aleancën e Vrenozit të Korçës me Latifin e Trump”, tha Rama.

Next Post

FOTO/ Gjeni ndryshimin! Çfarë dalloni te koka e Fredi Beleri si Eurodeputet?!

Afera Partizani/ Sërish zvarritje në GJKKO, avokatët kërkojnë përjashtimin e gjyqtares!

Gazetari i jep një goditje të re SPAK-ut fiton një tjetër betejë: GJKKO ndëpret punën e "noterit të dumanëve"! Detyron SPAK t’i kthejë të gjitha materialet e fundit të sekuestruara në shkelje flagrante të ligjit!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved