• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, August 28, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Kur Berisha fal taksat, kush ka paguar është budalla

April 25, 2025
in Blog

Nga Ardit Rada

Sali Berisha po e trajton fushatën elektorale si bastin e jetës së tij duke hedhur në treg çdo lloj premtimi të mundshëm, ku shumë prej tyre do ta bënin çdo magjistar të ekonomisë që të rrotullohej në varr. Deklarata e fundit lidhet me faljen e të gjitha taksave dhe kamatave që nga viti 1992. Madje Berisha kërkoi edhe ndjesë pse nuk e kishtë bërë më parë këtë reset financiar. Ndaj, nëse ndokush kishte ende dyshime për lidhjen mes politikës dhe “fantashkencës fiskale”, ky premtim i hedh ato poshtë një herë e mirë.

Por shqetësuese sot duhet të jetë pasoja që le premtimi në fjalë. E para dhe më e rëndësishmja: çfarë mesazhi i jep ky premtim çdo qytetari e çdo biznesi që, me zor, përpiqet të jetë korrekt me ligjet e shtetit? Mesazhi është i qartë: mos paguaj sot, se do të vij unë nesër dhe do t’i fal të gjitha. Kultura e përgjegjësisë fiskale merr kështu një goditje të pashoq.

Në një vend ku informaliteti është sport kombëtar, ky lloj premtimi është baras me ftesën për të mos luajtur më sipas rregullave. Sepse, le ta themi troç: pse të paguaj tatime këtë muaj, kur ndoshta pas disa muajsh do më falen të gjitha?

Përveç efektit psikologjik që ul moralin fiskal, një premtim i tillë ka pasoja reale në buxhetin e shtetit. Të falësh gjithë detyrimet që nga 1992, në thelb do të thotë të injorosh një kapitull të tërë të përpjekjeve për të ndërtuar një shtet funksional. Është si të fshish regjistrat e një kompanie me gomë dhe të thuash: “Ja, tani jemi mirë!” Po investimet publike? Po shëndetësia? Po arsimi? Apo ndoshta ideja është që, meqë do të falen taksat, edhe shkollat e spitalet do të funksionojnë mbi baza vullnetare?!

Por më e trishtueshmja nga të gjitha: Ky nuk është një premtim i ri. Është një rrotullim në rrethin vicioz të populizmit fiskal që ka penguar Shqipërinë të ndërtojë një sistem të qëndrueshëm ekonomik. Kjo retorikë i thotë brezave të rinj: “Mos e merr seriozisht shtetin. Ai është thjesht një lodër politike, që çdo katër vjet shfryhet dhe fryhet nga e para. Dhe magjistari që e bën këtë është vetëm Berisha”.

Ndoshta më shumë se një premtim elektoral, kjo është një sintezë perfekte e politikës së Partisë Demokratike: amnisti për të shkuarën, premtime për të ardhmen dhe harresë totale për të tashmen.

Në fund të ditës, Shqipëria nuk ka nevojë për një magjistar që premton zhdukje borxhesh (edhe pse e dimë që premtimi i Berishës është sa i pamundur po aq edhe qesharak). Shteti nuk është kafeja që ta paguan tjetri, është një faturë që e kemi të gjithë. Dhe nëse çdo katër vjet na premtojnë se ajo faturë do digjet, atëherë jemi thjesht një popull që ha borxh… dhe duartroket ‘zjarrin’ që kërkon të ndezë arkitektij i skemave piramidale dhe informalitetit me emrin Sali Berisha.

Next Post

Do ketë pistën më të madhe në Ballkan, Aeroporti i Vlorës hapet në maj! Detaje: Avioni i “Air Albania” do të bëjë inagurimin i pari

Xhelal Mziu rrahu zyrtarin pas takimit të PD, ja si nisi konflikti në Bulqizë

RTSH dhe diçka përtej asaj që thotë Thoma Gëllçi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved