• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, August 28, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Ruajuni nga Berisha kur shan gjyqtarë e prokurorë, që t’i shërbejnë!

April 25, 2025
in Blog

Nga Mero Baze

Është e qartë se së paku dy gjyqet që kanë të bëjnë me Sali Berishën dhe Fatmir Mediun, do të shtyhen pafundësisht për pas 11 majit.

Gjyqi paraprak i Berishës për klubin “Partizani” ka thyer çdo rekord shtyrjeje. Po hyn në muajin e shtatë një gjyq që nuk ka të bëjë fare me thelbin e çështjes, por me komunikimin e masës paraprake të sigurisë dhe vendimin për të kaluar në gjykatë themeli.

Gjyqtarët, që duken në ujdi të plotë me avokatët e Berishës, bëjnë sikur respektojnë truket proceduriale të avokatëve që “sëmuren” rregullisht sa herë ka seancë gjyqësore, duke thyer një rekord historik për shtatë muaj.

Sot u shty përsëri, pasi Berisha kërkoi përjashtimin e gjyqtares që e nxori nga arresti shtëpiak. Dhe kjo është një shenjë më shumë që kemi të bëjmë me një “lojë luftash” me miratim të dyanshëm, për të tejkaluar 11 majin.

E njëjta histori po ndodh me Fatmir Mediun. Ai rri më shumë në SHBA se në Shqipëri, për t’u treguar gjyqtarëve se po e dënuan, kanë punë me Trump-in, duke banalizuar kështu edhe intelektin minimal të tyre, pasi i trajton sikur të ishin Flamur Noka.

Tani madje ka marrë edhe rolin si përkthyes i LaCivitës live nëpër ekranet e Berishës, ndërkohë që LaCivita ende nuk është regjistruar në FARA, ku regjistrohen lobistët për agjentët e huaj në SHBA dhe ku deklarojnë çdo shpenzim.

Dhe ky është një rast për t’i shtuar një hetim penal Fatmir Mediut, që e ka marrë përsipër publikisht – ndonëse realisht e dimë që e ka marrë përsipër Paul Manafort, njeriu i Kremlinit në Uashington.

Edhe gjyqi i tij do mbarojë pas 11 majit, pikërisht nga kjo sjellje “prej gangsteri amerikan” në ekrane.

Nuk është se kemi ndonjë ngut — le të mbarojnë dhe pas 11 majit — pasi nuk është debat tek afati, as tek padurimi që ata të dënohen. Po qe se e meritojnë pafajësinë, le ta marrin, por jo duke demonstruar haptazi frikën që GJKKO ka ndaj tyre.

Debati është tek politizimi i GJKKO-së dhe dy standardet e ndryshme që përdorin, kur kanë burgosur zyrtarë të lartë të qeverisë dhe i kanë futur në burg që kur ishin persona nën hetim, pa akuzë fare, dhe frikën që kanë për të marrë vendime për dy drejtues të opozitës para zgjedhjeve.

Loja që bën Berisha, sikur kërkon përjashtimin e gjyqtares, që në fakt i dha në mënyrë të dyshimtë, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lirinë nga arresti shtëpiak, është e vjetër.

Është pak a shumë si loja me Olsi Dadon, që bëri sikur e shau një javë para se të arrestonte Erion Veliajn, për të treguar që nuk është njeri i tij.

Apo fushata një mujore kundër Altin Duamit, pse Veliaj kishte punësuar në Bashki djalin e dajës së gruas së tij.

Njësoj edhe me këtë. Ai po e përdor GJKKO-në dhe SPAK-un njësoj siç përdor banditët, të cilët i vë të japin prova të përditshme që janë pro tij, duke vrarë apo dhunuar kundërshtarë të tij. Edhe këta i ka vënë në provë t’i shërbejnë atij, që t’i falë pas 11 majit.

Puna është se pas 11 majit ai do të jetë në ditë më të këqija se sot, dhe këta me siguri do ta dënojnë.

Por si qenie të poshtëruara prej tij, jo si gjyqtarë e prokurorë.

Next Post

Muli xheloz për Faten që di anglisht

VIDEO/ “3 herë gabim”! Gazetari Anri Bala liston dobësitë e fushatës së Partisë Demokratike

Me 7 vota pro, Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved