• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

6 milionë dollarë për të hequr non grata-n e Berishës: Zbulohet kontrata

April 26, 2025
in Aktualitet, Dosja X

Partia Demokratike ka nënshkruar një kontratë prej 6 milionë dollarësh me një kompani amerikane lobimi, të zotëruar nga figura të afërta me ish-presidentin Donald Trump, për të lobuar pranë qeverisë amerikane për një periudhë dyvjeçare.

Sipas kontratës, kompania do të ofrojë shërbimet e mëposhtme në favor të Partisë Demokratike:

1.Krijimi i marrëdhënieve me aktorët kryesorë në administratën dhe Kongresin e Shteteve të Bashkuara, për të lehtësuar zhvillimin e politikave.

2.Mbështetje për promovimin e demokracisë, luftën kundër korrupsionit dhe reformat qeveritare në përputhje me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

3.Përdorimi i përvojës në marrëdhënie qeveritare, advokim politik, mbështetje ligjore dhe angazhimin e palëve të interesuara, në përputhje me objektivat e Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj, Aleanca për Shqipërinë e Madhe.

6 milionë dollarë për të hequr non grata-n e Berishës:

Kostoja e kontratës

Sipas marrëveshjes së nënshkruar më 4 prill, “klienti (nëpërmjet garantuesit të tij) do të paguajë kompaninë me një tarifë mujore prej 250,000 dollarësh për një paketë të plotë shërbimesh lobimi, advokimi dhe mbështetjeje ligjore strategjike, për një periudhë prej 24 muajsh. Pagesa për tre muajt e parë (paradhënie) do të kryhet me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje.”

Garantues i kontratës është Nuredin Seci, një shqiptaro-amerikan me origjinë nga Tropoja, rezident në New York.

6 milionë dollarë për të hequr non grata-n e Berishës:

Kush është Continental Strategy

Kompania e kontraktuar, Continental Strategy, u themelua në vitin 2021 nga Carlos Trujillo, ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Shteteve Amerikane gjatë administratës Trump.

Pas largimit nga administrata, Trujillo krijoi kompaninë e tij, e cila shpejt u pozicionua afër rrethit të ngushtë të Donald Trump.

Vetëm disa ditë pas rizgjedhjes së Trump-it si President, Continental promovoi Katie Wiles, vajza e Susie Wiles, shefe e fushatës së Trump.

Më pas, kompania rekrutoi edhe Alberto Martinez, ish-shef stafi i senatorit Marco Rubio, si partner menaxhues, si dhe Alex Garcia, ish-zëvendësdrejtor politik i fushatës së Trump-it, si partner tjetër.

Zgjedhja e një kompanie të lidhur ngushtë me rrethin e presidentit amerikan duket e qëllimshme. Përmes kësaj marrëveshjeje, Partia Demokratike synon të rrisë aksesin në nivelet më të larta të Shtëpisë së Bardhë dhe të trajtojë çështje të vjetra, siç është shpallja “non grata” e Sali Berishës nga Departamenti i Shtetit.

Shërbimi i parë që Continental Strategy realizoi për Partinë Demokratike ishte një bisedë telefonike me Dan Holler, shefin e stafit të senatorit Marco Rubio – një figurë që mund të ketë ndikim mbi procesin e rishikimit të shpalljeve “non grata”, përfshirë atë të Berishës.

Kjo marrëveshje prej 6 milionë dollarësh është kontrata më e madhe lobimi e një partie politike shqiptare në Shtetet e Bashkuara.

Më parë, rekordin e mbante Partia Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës në vitin 2017, me një kontratë rreth 1 milionë dollarë përmes kompanisë guackë “Biniatta Trade” nga Skocia.

Ky episod u shoqërua me probleme serioze për Bashën, pasi Biniatta rezultoi e lidhur me shtetas rusë.

Çështja çoi në hapjen e një hetimi nga FBI dhe prokuroria shqiptare, megjithëse në Tiranë hetimi u mbyll nga gjyqkatat e plepave dhe shërbetor i Saliut mik me Lulin në atë koh¨Lazër Sallaku.

Next Post

Të lumtur që po gjejnë avokatë për humbjen

Muli në hall për të gjetur 6 milionë dollarë për “non grata”-n e Doktorit

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, pronari i lavazhit ku Belinda jepte 10 mijë euro për të larë makinën

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved