• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Lëri këto përralla trimërie”! Debati qesharak i “peshkut” të madh të rrjetës së vetingut Xhin Xhoni me Pjerin Ndreu

03/05/2025
in Aktualitet, Debat
        
 

Kandidati demokrat Gjin Gjoni dhe kryebashkiaku socialist, Pjerin Ndreu kanë hedhur akuza në drejtim të njëri-tjetrit në rrjetet sociale, për zgjedhjet e 11 majit.

Gjoni akuzon Pjeriun Ndreun dhe thotë se çdo tentativë për të devijuar vullnetin e zgjedhësve do të ketë përballë atë dhe gjithë demokratët e Lezhës.

“Unë nuk kandidoj për interesa personale apo për mandat. Po luftoj për fitoren e Partisë Demokratike dhe për ndryshimin që qytetarët e Lezhës e meritojnë. As ti Pjerin, as mërcenarët tuaj nuk do ta ndalin këtë fitore”, shkruan ndër të tjera Gjin Gjoni.

Kandidati demokrat thotë se asnjë tentativë apo makinacion i levave të pushtetit nuk do mund ta ndalojë fitoren e thellë të PD në Lezhë.

“Nuk mund të fshihesh më pas retorikës boshe: ke larguar nga puna qindra qytetarë vetëm pse ishin mbështetës të Partisë Demokratike. Institucionet i keni fryrë me punësime klienteliste për qëllime elektorale, e din e gjithë Lezha, por më 11 maj qytetarët do të flasin me votë”, vijon Gjoni.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Pjerin Ndreut, i cili i thotë Gjin Gjonit se askush në Lezhë nuk ka nevojë të bëjë presione apo shantazhe, sepse lezhjanët e kanë zgjedhur vetë se kujt do t’ia besojnë votën.

“Ruaj qetësinë, miku im, se fryrjet e tua publike nuk sjellin vota e as nuk intimidojnë njeri – veç të identifikojnë si të paditur elektoral! Le më të trembi njeri!

Më 12 ruaj këto, se e keni zakon, e ti s’del dot nga gjirizi i thashethemeve dhe i një partie rrangallë që ti s’e ngre dot në këmbë”, shkruan kryebashkiaku i Lezhës.

Pjerin Ndreu i thotë kundërshtarit opozitar se nëse do të jetë i zoti, mund të fitojë dhe të marrë rezultatin e dëshiruar në qark, por këtë nuk do ta ketë dot të mundur sepse Partia Demokratike nuk ka alternativë, por ka rënë në batakun e alibive të pabaza.

“Kënaq vetëm ca militantë që të kanë futur në këto hulli, ku do të ftillohesh veç më 12 të mesditës! Ajo puna e grave të Balldrenit dhe autobusëve të Pukës janë “perla” që të shpërfytyrojnë si kandidat në sytë e elektoratit”, vijon ai.


        
 
Next Post

Rama ndan fotot nga takimi me Mbretin e Jordanisë: Monark i respektuar botërisht dhe mik i çmuar

“Shisja ndonjë pikturë e blija biletë avioni”! Rama rrëfen historinë në Londër: Pashë një vajzë të hijshme, me flokë të gjata dhe…

Ambasada e SHBA paralajmëron: Mos përdorni vizat turistike për të lindur në Amerikë

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved