“Këto s’janë zgjedhje,” thotë Tomorr Alizoti për BIRN, i ulur në zyrat e Partisë Demokratike në Elbasan pas mbylljes së procesit të votimit.
“Nuk është problemi grupet kriminale, këtu problemi është qeveria që i përdor.
Policia është më e rrezikshme,” tha Alizoti.
Ai akuzoi për garë të pandershme ku arbitri sipas tij ishte vetë garues.