• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, August 27, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Krah njerëzimit, jo barbarëve”! Rama për luftën në Ukrainë: Jam kryeministri më i gjatë në NATO, por s’kemi fuqinë e vendeve të tjera

May 16, 2025
in Aktualitet

Kryeministri Edi Rama theksoi pozicionimin e Shqipërisë në raport me luftën në Ukrainë dhe marrëdhëniet me Rusinë, duke nënvizuar se qëndrimi i Tiranës ka qenë dhe mbetet në anën e vendeve demokratike.

“Më duhet t’ju informoj se jeni në një vend i cili, që nga ndryshimi i regjimit 35 vjet më parë, nuk ka pasur asnjë vizitë të një presidenti apo kryeministri rus dhe as nga Shqipëria nuk ka pasur vizita drejt Moskës.

Nuk na merr malli, dhe as po kërkojmë ta ndryshojmë këtë,” deklaroi Rama në një konferencë të përbashkët me homologun britanik Keir Starmer

Rama u shpreh se Shqipëria, si pjesë e NATO-s dhe e projektit evropian, është e angazhuar në mbrojtjen e lirive, vlerave dhe paqes, ndërsa nuk do të heqë kurrë dorë nga përpjekja për të ruajtur këto parime.

“Është ndonjëherë e padrejtë, por kjo është natyra e të qenit evropian dhe pjesë e njerëzimit – që të kërkojmë paqe, edhe me barbarët,” përfundoi Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Më duhet t’ju informoj që jeni në një vend i cili që nga ndryshimi i regjimit nga diktaturë në demokraci 35 vjet më parë, asnjë president a kryeministër rus nuk ka vënë këmbë këtu dhe asnjë prej këtej nuk ka fluturuar në Rusi. Nuk na merr malli as po kërkojmë ta ndryshojmë. Kjo është një histori e gjatë që lidhet me ish historikun tonë me BS dhe Rusinë. Kemi qenë në krye të herës në krah të Ukrainës dhe do të vazhdojmë.

Jemi të vetëdijshëm se edhe pse ky vend ka kryeministrin më të gjatë në NATO nuk ka fuqinë e shumë vendeve të tjera për të luajtur ndonjë roli madhor apo përcaktues. Por nuk duhet të harrojmë se jemi të bekuar që kemi lindur në kontinentin e iluminizmit dhe në një hapësirë të njerëzimit ku lindi ëndrra e paqes së përhershme dhe vetë Europa është një projekt që ka qenë gjithnjë i orientuar drejt paqes. Ndërkohë që nm do të bëjmë gjithçka që të sigurohemi të kemi fuqinë për të mbrojtur lirinë tonë, vlerat tona. Po kështu nuk do të heqim kurrë dorë nga kërkimi i paqes.

Sigurisht ndonjëherë duket shumë e padrejtë por është natyra e të qenit europian dhe e të qenit nga ana e njerëzimit dhe jo e barbarëve, që të kërkojmë paqe edhe me barbarët.

Next Post

Miqësia Itali-Shqipëri e reflektuar te liderët: Meloni dhe Rama takim kokë më kokë në Tiranë. Mediat italiane zbulojnë se për çfarë do të diskutohet

Samiti i Komunitetit Politik Europian, Rama darkë me liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor! Von der Leyen: Ndajmë një të ardhme të përbashkët

Antimitingun i'a zhvendosi te Bulevardi i ri: Berisha kundër policisë, nesër do të protestojë brenda perimetrit të samitit

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved