• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Dosja X

Perandoria e tij nën lupën e SPAK, Xhevdet Troplini “hapi rrugët” e trafikut me Italinë dy dekada më parë!

May 21, 2025
in Dosja X
        
 

Familja e biznesmenit kontravers Xhevdet Troplini ka qenë prej vitesh në qendër të hetimeve nga autoritetet vendase e ndërkombëtare, për rolin e anëtarëve të saj nw trafikimin e drogave të forta, fillimisht heroinë dhe më pas kokainë.

Perandoria e tij është vënë në shënjestrën e SPAK edhe një vit më parë, kur Forcat Speciale zbarkuan në shtëpinë e nipit Fatmir Troplini, i njohur me nofkën “Miri i Pojës”, dhe gjetën 3 milionë euro cash. Ose 3 miliardë lek shqiptare.

Nipi i Xhevdetit u shpall në kërkim dhe prej Majit 2024 nuk është arrestuar, ndërsa familja vazhdon betejën me drejtësinë duke pretenduar se paratë që u gjetën nga RENEA i përkasin biznesit të vezëve në Shijak. Familja Troplini ka në pronësi kompaninë “Ovvital”.

Ndërkohë, në operacionin e finalizuar sot nga SPAK me italianët, janë firmosur 52 urdhërarreste dhe rezaulton se në kërkim është dhe nipi tjetër i Xhevdet Troplinit, shtetasi Elvis Doçi.

Edhe Doçi i cili njihet me nofkën “Visi i Pojës”, rezulton se është eksponent i lartë në perandorinë e Troplinit, me shumë ndikim dhe me rol aktiv në trafikun e drogës, kryesisht pjesa logjistike. Ai nuk është gjetur në shtëpi gjatë operacionit, raporton newsbomb.al.

Perandoria Troplini dhe aktiviteti i hershëm i Xhevdetit

Perandoria e madhe Troplini e ka zanafillën me aktivitetin e kryefamiljarit Xhevdet Troplini, i cili i ka “hapur rrugët” e trafikut me Italinë që ne vitet 2000. Ai është akuzuar për përfshirje si financier në një grup kriminal që trafikonte heroinë nga Italia në Shqipëri.

Në muajt e fundit të vitit 2005, dy persona u ndaluan në vendin fqinj me tre pako heroinë që në atë kohë e kishin vlerën 2.5 milionë euro. Menjëherë pas këtij arrestimi, Prokuroria për Krimet e Rënda (sot SPAK), organizoi një operacion në Durrës dhe bastisi shtëpinë e Xhevdet Troplinit.

Siç rezulton dhe nga kjo kronikë e Televizionit Klan në 17 Janar 2006, në shtëpinë e tij u gjetën disa qese me 400 milionë lekë cash, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për të financuar blerjen e drogës.

Xhevdet Troplini gjatë angazhimit të tij të hershëm në trafikimin e drogës njihej me emrin “Poja” apo “Pajo Troplini”.

Edhe nipërit e tij që e kanë trashëguar sot këtë aktivitet të paligjshëm që kamuflohet mes bizneseve të ligjshme të familjes së madhe Troplini, kanë marrë nofkat “Poja”, si për shembull “Visi i Pojës” për Elvis Doçin dhe “Miri i Pojës” për Fatmir Troplinin.

Xhevdet Troplini është zotërues i kompanisë më të madhe të vezëve në Shqipëri, kompanisë “Ovvital” dhe njihet për lidhjet e tij me politikanë të lartë. Emri i tij ka mbetur si themelues i perandorisë Troplini, por që sipas raportimeve, tashmë kontrollohet nga nipërit. (Newsbomb.al)


        
 
Next Post

Votuan për "narkoregjimin"... Ja qeveria madhështore që humbën shqiptarët

Ish- truproja i Fatos Nanos: Si u largua në Dajt nëpërmjet tuneleve kryeministri, pas grushtit të shtetit të Berishës?!

Disfata elektorale! PD e "non gratës" ankohet përmes kompanisë së lobimit në SHBA për zgjedhjet: Duam hetim ndërkombëtar dhe qeveri teknike

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In