1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, June 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Dje isha në varreza, kishte përvjetorin një shoku im…!

July 18, 2018
in Blog
        
 

Nga Luan Banushi

Dje isha në varreza, – nisi të flasë miku im, – kishte përvjetorin një shoku im i vjetër. Ishte vërtet njeri i mirë, i çiltër, kur të donte, të donte me gjithë zemër, tepër bujar, kam mësuar shumë prej tij. Nuk di, por e mbaj mend vetëm për mirë atë njeri.

Me të jam njohur në zbor, në zborin ushtarak. Vinim nga ndërmarrje të ndryshme. Që në fillim më bëri përshtypje si tip, sillej sikur s’donte t’ia dinte për njeri, por ishte i respektueshëm me mënyrën e vet, ishin tepër krenar dhe dukej qartë që jo vetëm ishte i mençur, por edhe i ditur.

Ishte nja dhjetë vjet më i madh se unë. Fliste me simbole, aq sa fillimisht nuk kuptoja pothuaj asgjë prej tij. Por gradualisht ia mësova “gjuhën” dhe u bëmë shumë shokë.

Ishte thesar. Lexonte shumë. Shkrimtarët rusë i kishte më për zemër. Më recitonte poezi të tëra. Ishte tepër i dhënë edhe pas filozofisë, kishte kuptime të thella për jetën. Prej tij mësova si t’i lexoja librat, shkurt më mësoi të analizoja fjalën.

E ëma i kishte vdekur në luftë nga bombardimet, i ati ishte invalid, por nuk u martua dhe e rriti vetë. Siç thashë fliste me simbole dhe kur tregonte diçka, përshkruante pjesë nga një ngjarje, pastaj përfshinte pjesë nga ngjarje të tjera, në biseda të mëvonshme i kthehej prapë ngjarjes së parë, asnjëherë nuk tregonte gjë deri në fund. Duhet të fantazoje shumë që të rrokje domethënien, por ai edhe pse e kuptonte që ti nuk i bije në të, vazhdonte të tijën, ndoshta duke të rrëfyer një histori tjetër që mund të të bënte t’i afroheshe idesë së tij.

Kur e pyeta se ç’fakultet kishte mbaruar, u duk se u nervozua: “fakultetin e qefollogjisë”, tha, ndenji pak dhe vijoi: “unë e ndava mollën”, nuk e kuptova. Më vonë, një mik që donte “të më ruante nga e keqja” më tha se dikur disa shokë të tij më të rritur kishin formuar një parti socialdemokrate, i kishin arrestuar të gjithë, ndërsa ky kishte shpëtuar nga burgu se ishte i vogël.

Hëm, “unë e ndava mollën”, kishte diçka në të. Nuk e pyeta kurrë për kuptimin, le që nuk të thoshte kurrë asgjë drejtpërdrejt. Dukej sheshit që mollët i kishte dobësi, nuk mungonin kurrë në tryezën e tij. E ngacmoja herë pas here dhe arrita të përmblidhja ngjarjen që i kish ndodhur, ngjarje fare e thjeshtë, nga ato që nuk të zgjojnë asgjë:

“Kam qenë nxënës i shkëlqyer në shtatëvjeçare. Dy herë kam dalë në radio Tirana, nuk kishte televizion atëherë, kam marrë pjesë edhe në olimpiada kombëtare dhe lokale për matematikë. Ishim ngushtë nga ana ekonomike, prandaj babai (ai i thoshte ‘prindi’ të atit, një histori më vete kjo) më futi në punë që pesëmbëdhjetë vjeç. Mirë që kishte rrogë të vogël, por babai priste dhe miq e shokë, ishte tepër bujar. Për vete kursente shumë dhe përpiqej që mua të më kënaqte.

Nisej herët për në punë, kështu që ai ma bënte bukën gati, bukë me vezë e djathë apo bukë me gjalpë e djathë, por kaq. Shokët me të cilët punoja duket se ishin në gjendje ekonomike më të mirë se unë, se i shihja që merrnin me vete edhe fruta. Ata më jepnin dhe unë i pranoja, por, po më vinte turp se unë nuk kisha që t’ua ktheja nderin, babait nuk i ankohesha kurrë për gjë. Sa herë isha matur të mos pranoja më, por ata, sikur ta kuptonin mendimin tim, këmbëngulnin dhe unë pranoja, isha dhe më i vogli ndër ta.

Një ditë, kur hapa bukën, isha vetëm për momentin, pashë se babai më kishte vënë edhe një kokërr mollë. U habita, por edhe u gëzova. U bëra gati të haja bukë vetëm, kur si rrufe më goditi në kokë mendimi, ‘po ti duhet ta ndash me shokët, ashtu siç bëjnë gjithnjë ata me ty’. Nepsi më shtynte ta haja vetë, nuk më binte rasti shpesh të haja mollë, por sedra më shtynte ta ndaja mollën me shokët. Në këtë luftë, më në fund, me shumë zor, vendosa që të haja bukë me shokët.

Pas pak erdhën shokët, hapën bukët e filluan të hanë. E hapa edhe unë bukën time, nxora mollën dhe e ndava në katër pjesë (tepër krenar në vetvete). Shokët e morën dhe vazhduan të hanin e të bisedonin. Por unë u ndjeva vërtet i lumtur. Se ç’më kaploi një kënaqësi e papërshkrueshme, që atëherë nuk e shpjegoja dot”.

Kaq kam mundur të mbledh nga historia e tij. Nuk u shtyva më tej. Po, në fakt, çfarë donte të thoshte ai me këtë? Ishte kënaqësia e dhënies, ajo që kishte kaq rëndësi për të? Se kënaqësia e dhënies është ku e ku më e madhe se kënaqësia e marrjes. Por të japësh kërkon kuptim, kërkon shpirt të mbushur, që një fëmijë pesëmbëdhjetë vjeçar nuk mund të pretendohet t’i ketë. Ishte ndjesia e të qenit burrë tashmë?, se siç e dini, që të bëhesh burrë, veç të tjerash, duhet të jesh në gjendje të japësh, por me kaq edhe ai e ka ditur se nuk mund të quhej burrë. Jo, jo, nuk duken se kanë peshën që kishte molla për të. Natyrisht ka ndjerë kënaqësi, kënaqësinë e shlyerjes së një detyrimi ndaj shokëve, është ndjerë dhe më burrë, tashmë u pranua si i barabartë mes tyre, por përsëri ka qenë një tjetër gjë, që ka ndryshuar diçka themelore brenda tij. Mposhtja e dëshirës së një të vobegti nuk është thjesht shlyerja e një detyrimi, ajo në vetvete është një fitore, …është një fitore mbi veten, po miq, – këtu miku im psherëtiu, – ishte fitorja e tij e parë mbi veten…, – heshti pak, pastaj tha, – kështu e nisi rrugëtimin e tij në jetë shoku im i mirë.


        
 
Next Post

Te lutem mik i shqetësuar për teatrin, ti çfarë je?

Edhe bota e tretë larg nesh me drejtësinë: Bleu shtëpi luksoze në Londër, dënohet me 10 vjet burg ish-kryeministri

Rama vizitë zyrtare në Bullgari me ftesë të Kinës, takon homologun kinez Li Keqiang, ja çfarë diskutuan

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com