• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Gjykata Federale bllokon tarifat reciproke doganore të Trump! Shtëpia e Bardhë: Grusht shteti nga gjyqtarë të pazgjedhur

May 29, 2025
in Bota

Një tjetër goditje për tarifat doganore të Donald Trump. Gjykata e Tregtisë Ndërkombëtare, një gjykatë federale me seli në Nju Jork dhe kompetencë në çështjet e tregtisë së jashtme dhe doganave, ka anuluar të ashtuquajturat tarifa “reciproke” të vendosura nga administrata, duke i shpallur të paligjshme.

Në vendimin e publikuar të mërkurën, gjyqtarët kanë konstatuar se Trump ka abuzuar me International Emergency Economic Powers Act (IEEPA), ligji i vitit 1977 i përdorur si bazë për vendosjen e tarifave mbi pjesën më të madhe të produkteve të importuara.

“Ky ligj nuk e autorizon presidentin të vendosë një mbitarifë të pakufizuar mbi mallrat që vijnë pothuajse nga të gjitha vendet e botës”, thuhet në vendim.

Tarifat, të paktën 10%, ishin vendosur nga Trump gjatë të ashtuquajturit “Dita e Çlirimit”, me synimin e deklaruar për të balancuar deficitin tregtar të Shteteve të Bashkuara. Por sipas gjykatës, përdorimi i IEEPA-s nuk mund të zëvendësojë kompetencat legjislative të Kongresit, i cili është organi i vetëm i autorizuar për të vendosur për çështje tarifash.

Vendimi erdhi pas një sërë padish të ngritura nga biznese të vogla, si distributori i verërave V.O.S. Selections, dhe nga dymbëdhjetë shtete amerikane të udhëhequra nga Oregoni.

“Vendimi riafirmon se ligjet tona kanë vlerë dhe se politika tregtare nuk mund të varet nga humori i presidentit”, deklaroi Prokurori i Përgjithshëm i Oregonit, Dan Rayfield.

Reagimi i Shtëpisë së Bardhë ka qenë i ashpër, duke paralajmëruar apel ndaj vendimit:

“Nuk u takon gjyqtarëve të pa zgjedhur të vendosin si të përballohet siç duhet një emergjencë kombëtare,” deklaroi një zëdhënës i administratës.

“Presidenti Trump është angazhuar të vendosë Amerikën të parën dhe të përdorë çdo mjet të pushtetit ekzekutiv për të përballuar këtë krizë dhe për të rikthyer madhështinë.”/La Repubblica

Next Post

Inkuizicion pa prova ndaj meje! GJKKO ndan dosjen e "Sterilizimit": Beqaj gjyq i zakonshëm, 8 të tjerët gjykim të shkurtuar!

Kallzim të rremë për 2 ministre dhe 3 kryebashkiakë të PS për takimin e Greqis! Pas SPAK-ut edhe Prokuroria e Tiranës rrëzon Vokshin por... nuk e merr të pandehur

VIDEO/ “Koha juaj ka perënduar, e mbylle për sot siç e ke mbyllur përgjithmonë...me turp”! Spiropali i ndërpret fjalën në Kuvend, Berisha hutohet: Cila kohë?

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved