• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Metro

Fryrja e barkut, alarmi i heshtur i trupit tonë! Pse na fryhet barku dhe si të shpëtojmë?!

30/05/2025
in Metro
        
 

“Fryrja e barkut është një proces kompleks që nis që nga momenti që kemi futur ushqimin në gojë, kalimi në stomak, e më pas fermentimi”, tha Altini në fillim të bisedës, duke shtuar se kur ushqimi arrin në zorrët e trasha, formohen gazrat, pasi të gjitha bakteret tona duan të ushqehen dhe teprica e gazrave mund të shkaktojë probleme.

Problemi me gazrat mund të shkaktohet nga mungesa e disa enzimave në organizëm, apo mund të kemi intolerancë ndaj laktozës. Ushqimi me shumë kripë është gjithashtu një element që krijon gazra dhe fryrje të barkut, pasi reduktohet sasia e ujit në organizëm. Konsumimi i ushqimit në mënyrë të shpejtë është një element tjetër që ndikon, pasi gjatë ushqimit mund të gëlltisim gazra që krijojnë probleme. Një element tjetër janë çrregullimet e zorrës, si sindroma e zorrës së irrituar, apo rritja e baktereve të këqija në zorrën e hollë.

Problem tjetër janë edhe ulçerat që shkaktohen te zorrët e holla. Përdorimi i ilaçeve në sasi të mëdha është një tjetër element që krijon probleme me fryrjen e zorrëve. Stresi dhe ankthi gjithashtu kanë shumë ndikim në fryrjen e zorrëve dhe barkut, pa harruar dhe kequshqyerjen.

Por cilat ushqime na bëjnë më mirë për të evituar gazrat dhe fryrjen e barkut?

Rekomandohen ushqimet e gatuara sa më mirë, ushqime që kanë nivele të pakta të fruktozës, si bananet, pjepri. Duhen shmangur drithërat; duhen konsumuar kuinoa dhe çajrat si xhinxheri, mentja, kamomili. Kryesisht lakra, qepa, produktet e qumështit krijojnë gazra, pa harruar pijet me gaz dhe ushqimet me fruktozë. Në aspektin e ushqimit, kur konsumojmë ushqim shpejt apo kur flasim, marrim ajër dhe kjo krijon fryrje në zorrë.

“Nëse zvogëlohet numri i baktereve të dobishme në zorrë, krijohen gazra të tepërt pas çdo ngrënie” duke theksuar se konsumi i duhanit dhe alkoolit e irriton zorrën.

Por cilat janë disa këshilla naturopatike për të normalizuar situatën?

Së pari, përdorimi i uthullës së mollës; një tjetër element është përzierja e xhinxherit, disa fetave molle dhe mjaltit me limon. Çaji i karafilit, vaji i karafilit apo i qymyrit të aktivizuar. Nuk duhet të harrojmë ushqime që kanë nivele të larta të probiotikëve. Konsumi i koprës, finokut, borzilokut është shumë efikas, sikurse çaji i mentes. Ananasi gjithashtu është shumë i mirë.


        
 
Next Post

Pasi kishte lexuar "Antenën" Flamur Noka flet pa ndërruar asnjë presje: PS sot në parlament, sikur i kishte rënë mortja. Nxinte e steronte

FOTO/ Dy miq armiqtë e pandarë dy shokë ne…

"Ziejnë" Tirana dhe Dubai! Një bos droge ka filmuar disa moderatore në intimitet: Materialet "hot" qarkullojnë në një rreth të ngushtë

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved