• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, August 26, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Afera e dosjes ‘Partizani’: Sot hidhet shorti për treshen gjykuese të çështjes në GJKKO!

June 2, 2025
in Dosja X

Duke filluar nga sot 2 qershorit, përballja e Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi me drejtësinë do të hyjë në hullitë reale. Report Tv ka mësuar se në GJKKO do të hidhet shorti për përcaktimin e treshes së gjyqtarëve që do të gjykojnë dosjen partizani. Sipas procedurës do të përcaktohet përmes shortit elektronik fillimisht për kryesuesi i trupës gjykuese dhe me dy anëtarët e tjerë.

Treshja e gjyqtarëve duhet të mos ketë pasur asnjë lidhje të mëparshme me dosjen, as në procesin e hetimit dhe as në seancën paraprake. Për këtë arsye në shortin e së hënës do të jenë 14 gjyqtarë të shkallës së parë të GJKKO pasi Irena Gjoka dhe Flojera Davidhi janë të përjashtuara për shkak të ligjit. E para si gjyqtare e hetimeve paraprake për Partizanin dhe e dyta si gjyqtare e seancës paraprake.

Kjo treshe gjyqtarësh më pas do të duhet të përcaktojë brenda 10 ditësh datën e seancës së parë të gjyqit në themel.

Pra, maksimalisht në javën e dytë e dytë të qershori, Sali Berisha do të bëhet i ish zyrtari më i lartë në historinë politike të vendit që do të dalë para një trupe gjykues në përballjen e parë të vërtetë me drejtësisë. Pritet një gjyq i gjatë, me dëshmitarë dhe paraqitje provash, pasi asnjë prej të pandehurve nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Nën akuzë për korrupsion, Sali Berisha do të përgjigjet për aferën e privatizimit të klubit Partizani, për të cilën SPAK thotë se ai shfrytëzoi pushtetin që i jepte pozicioni i Kryeministrit për të pasuruar familjen e tij, përmes dhëndrit Jamarbër Malltezi. Ky i fundit do të përballet me drejtësinë për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Me Berishën dhe Malltezin të pandehur janë edhe bashkëpunëtorët e tyre, biznesmeni Fatmir Bektashi, i akuzuar “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”.Akuza e “pastrimit të parave” i është komunikuar edhe ortakut të Malltezit, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’, si dhe Andia Pustinës, financieres që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan. Në gjyq janë çuar edhe kompanitë “Kontakt”, “Homeplan” dhe “Studio Pustina”, të tria për pastrim parash.

Paralelisht me procesin hetimor SPAK ka vënë në sekuestro preventive pasuri të shumta që i përkasin Jamarbër dhe Argita Malltezit, sekuestro e konfirmuar deri në Gjykatë Kushtetuese, ku përfshihen dhjetëra apartamente, vila, troje dhe llogari bankare, të cilat do të qëndrojnë të sekuestruara deri në përfundim të gjykimit. Ndërkohë një tjetër hetim vazhdon me fraksion të kësaj dosjeje për pasurinë e ish-kryeministrit dhe verifikime nëse familjarët e tij kanë përfituar nga vendimet e tij si me rastin marrjes së truallit të Kompleksit Partizani dhe ndërtimin e 19 kullave nga dhëndri, përmes të cilave Malltezi përfitoi të paktën 5.4 milionë euro.

Po sot, Berisha duhet të paraqitet për të zbatuar edhe masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, e dhënë nga Apeli i GJKKO-së. Dhëndri i tij ndodhet me masën “arrest shtëpie” prej vitit 2023. Kujtojmë se kreu i PD-së është i shpallur dy herë ‘non grata’, nga SHBA-të fillimisht dhe më pas nga Britania e Madhe. Ai qëndroi për një vit në masën “arrest shtëpie”, e cila u ndryshua nga GJKKO, duke e zbutur deri në “detyrim paraqitjeje”.

Next Post

Paralajmëron kryegjenerali gjerman: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve të ardhshme

Një nga vullkanet më të mëdha është zgjuar, shkencëtarët: Do ta zhysë planetin në kaos

A rrezikon Toka të dalë jashtë orbite dhe të ngrijë… gjithçka? Ja çfarë thotë studimi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved