Armiku qenka brenda. Sali Berisha akuzon për vjedhje votash por trafikimi I tyre paska ndodhur brenda llojit.
Pamjet e dorëzuara në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve nga Aulon Kalaja tregojnë sesi votat e tij i kanë kaluar ish prokurorit Arjan Ndoj.
Për këtë arsye Kalaja kërkoi rinumërimin e fletëve të votimit, të cilat sipas tij, do të ndryshojnë edhe rezultatin. Trafikimi i votave të së cilit u konfirmuan edhe nga administrata e Kqz, cka bëri qe kas te kerkoi rihapjen e 60 kutive të kërkuara prej tij.
Në 11 maj, Aulon Kalaja e humbi mandatin e deputetit me një diferencë prej 1000 votash nga ish prokurori Arian Ndoj. Ndaj rinumërimi sipas Kalasë do të ndryshonte edhe rezultatin për votën preferenciale në qarkun e Durrësit
Po ashtu KAS, vendosi edhe rihapjen e kutive edhe për kzaz nr 21 dhe 22 në qytetin bregdetar por edhe votën e diasporës për llogari të Partisë Demokratike.
Ndërkohë, nuk do të ketë përsëritje të zgjedhjeve në Berat dhe Vlorë.
Komisioni i ankimimeve dhe sanksioneve rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për pavlefshmëri të zgjedhjeve në këto qarqe, me argumentimin se pretendimet e tyre ishin të pa bazuara ligj dhe prova.