Nuk ka pasur asnjë kërcënim apo frikësim ndaj misionit tonë të vëzhgimit të zgjedhjeve në asnjë moment gjatë qëndrimit të tij, as para dhe as pas publikimit të deklaratës paraprake me gjetjet dhe përfundimet” – u shpreh sot në një deklaratë interesit të medias misioni i OSBE-ODIHR-it në vendin tonë.
Reagimi i tyre erdhi vetëm një ditë pas deklaratës së kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili u shpreh se Edi Rama dhe Igli Hasani kanë thirrur në zyrë përfaqësues të misionit dhe i kanë bërë presion për raportin përfundimtar.
“Në këtë fushatë presioni është i implikuar, vetë personalisht Edi Rama dhe ministri i tij i Jashtëm, Igli Hasani. Unë kam informuar se, ky i fundit ka thirrur në zyrë përfaqësuesit e misionit të vëzhguesve, pasi ka dërguar mesazhe kërcënuese dhe u ka kërkuar llogari për frazat, se këta janë ai sekt që besojnë gënjeshtrat e tyre”, u shpreh Berisha
Ndonëse nuk e kanë përmendur me emër në deklaratën e tyre, misioni i OSBE-ODHIR-it, përpara se të certefikojë zyrtarisht zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri, ka ‘certefikuar’ Sali Berishën si një mashtrues të regjur në politikë, i cili, edhe pse e di se pas deklaratat e tilla do të ketë padyshim një reagim zyrtar, sërish bën çmos për të krijuar tymnajë dhe për t’u justifikuar pas daljes së raportit përfundimtar të certefikimit të zgjedhjeve se ai është bërë nën presionin e Edi Ramës dhe të Igli Hasanit.