Nga Frrok Çupi
Pse përdorët ‘tezen’ ose ‘Uncle Civita’ për të sharë vendin, siç shajnë lacat që përkëdhelen nga tezet?
Nuk po them për tezen e vërtetë të Gimit, nga e cila merr frymë edhe sot e kësaj dite.
por për këto nuk do të dijë, se në fund të fundit bën si i do qejfi sepse është nipi i Hysniut- sipas logjikës së hershme. Por ky ka qenë diplomat dhe ka shkelur edhe nenin 18 të Ligjit mbi Misionin Diplomatik në Republikën e Shqipërisë, që thotë se misioni diplomatik ‘mbron të drejtat dhe interesat e ligjshëm të Republikës s Shqipërisë, shtetasve dhe subjekteve…”. Nesho i ka shkelur dhe poshtëruar. Nesho duhet të zhvishet menjëherë nga titulli ‘diplomat i karrierës”, siç përcakton ligji. Kjo duhet të ndodhë nëse nuk arsyetohet si në kohën e Hysniut, kur ‘ligjin e bëj unë bariu i ardhur në bllok’.
Ky Hysniu i Byrosë politike, nga bari në Vranisht, erdhi e ndoti vendin me metastazat e tij në krye të shtetit. La pas Agimë, la pas Mehditë, Besnikët, Andët, shqipet e Andeve dhe një litar që e lidh me një tradhti ndaj vendit me gjyqin e Kanalit të Korfuzit ku ia kaloi të drejtën dhe floririn e shtetit shqiptar Britanisë së Madhe.
Por kjo është një barrë që kombi shqiptar e mban për këtu brenda vendit. Sharjen, fyerjen dhe poshtërimin ndaj vendit jashtë vendit, në media e mes njerëzve që nuk e kanë për detyrë të mbrojnë dinjitetin e kombit, kjo është serioze.
Aq sa c’është Nesho një lajmëtar i ‘tezes’ që ajo të shajë me fjalët e tij.
Punët e tjera janë krejt jo serioze. Madje edhe pamja pse Foxi publikon një sharje nga përtej oqeanit pa gajle se çfarë ka brenda ajo ‘letër bakalli’. Janë ca gjëra aq banale saqë edhe media serioze i bluan si ‘bulshit’.
Aq më qesharake mbetet marrëdhënia e Neshos me ‘tezen’ që i thotë të thotë atë që e përtyp vetë përditë.