Andi Bushati, foli për projektin e Sazanit, një investim i familjarëve të Presidentit Trump nëpërmjet një fondi që kontrollohet prej Jared Kushner.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bushati tha se projekte të tilla i varfërojnë shqiptarët, të cilët pavarësisht “boomit” turistik, vetë nuk kanë mundësi të bëjnë as një javë pushime në jug të vendit për shkak të çmimeve stratosferike.
“Kishte një shkrim “The Guardian” dhe citonte Kushnerin. Rama dhe disa hotelierë që i sevilosen, thonë po na rriten çmimet, se na thonë e keni biznesin përballë dhëndrit të Trump. Kushnerin e pyesin, shqiptarët a do të kenë mundësi ta shkelin dhe ai thoshte mund të lëmë ndonjë rrugë për hiking…
Populli shqiptar do të zhvishet nga një pasuri që ka qenë e tij. Kudo që kthen televizionet, të vjen për të vjellë me “Maldivet e Evropës” që thonë, por çfarë ka ndodhur me mrekullinë e Shqipërisë turistike?
Anketat tregojnë se 50% e shqiptarëve nuk bëjnë dot një javë pushime në verë, sepse ky bum ka rritur çmimet dhe popullsinë vendase e ka zhveshur nga e drejta për të pushuar në bregdet.
Unë nuk po vdes për bukë, por kam tre vjet që nuk kam shkelur në Dhërmi apo Jalë, sepse çmimet edhe për një njeri të shtresës së mesme janë bërë të papërballueshme. Ky është bum turistik që po na pasuron dhe bën jetën tonë më të mirë?
Apo po na varfëron dhe po i kthen shqiptarët në skllevër të projekteve të Trump dhe një qeverie, që është thjesht qeveri e të pasurve, që punon për një grusht të pasurish?”, tha ndër të tjera Bushati duke na kujtuar dhe njëherë genin e tij. Qeveria e të varfërve ishte ajo kur ky bënte pushime me gjyshin Hysni dhe bijtë Bllokut, në për rezidenca të bllokmenve dhe shqiptarët nuk u lejohej as të kalon para portës së vilave të tyre.