1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 29, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Tregu i turizmit dhe tregu i “ekspertëve” të turizmit

June 28, 2025
in Blog
        
 

Mero Baze

Shqipëria i ka ulur në gjunjë gjithë skeptikët e turizmit në rajon dhe Evropë, duke qenë vendi me rritjen më të madhe të turizmit me një gjeografi që po shkon tërësisht drejt Perëndimit.
Nëse tre katër vitet më parë agjencitë turistike populluan hotelet e pakta që kishim me turistë polakë, çekë e ukrainas, sot shumica e turistëve që po vijnë janë francezë, italianë, gjermanë dhe anglezë.

Aeroporti i Tiranës, i cili në të vërtetë është lideri real i turizmit shqiptar, e ka kthyer Shqipërinë në vendin më të arritshëm të Evropës, dhe për disa vende si Italia është destinacioni i parë i çdo aeroporti.

Ndërkohë që turizmi i ka mposhtur kritikët që thoshin se në këtë vend nuk shkel njeri, ka nxjerrë në pah një tufë “ekspertësh” që po krijojnë në ekrane drama që nuk ekzistojnë lidhur me tipin e turistit, me të ardhurat në vend apo leverdinë e turizmit. Janë gati të thonë se më mirë të mos kemi fare turistë se sa të durojmë këta që vijnë.

Disa hiqen si ksenofobë që i shqetësojnë gjuhët e huaja nëpër Tiranë, të tjerët i qajnë hallin ekonomisë se këta janë turistë që hanë byrek apo sufllaqe dhe japin rekomandime idiote se si duhet të zhvillohet turizmi.

Merrni një copë letër dhe mbani shënim ankesat e tyre dhe do të shikoni se në çfarë niveli ka arritur idiotësia.

Një palë ankohen se po vijnë turistë të varfër dhe nuk duhet lejuar. T’i themi Kastratit të punësojë disa njerëz në Rinas e t’i pyesë kur hyjnë: “A hani byrek, a hani sufllaqe?” dhe nëse thonë po, t’i kthejë mbrapsht.

Pastaj janë këta që ankohen për hotelet luksoze që po ndërtohen. Shajnë Kushnerin se po u merr Sazanin, shajnë arkitektët e huaj që po ideojnë projekte impresionuese në bregdet, duke arsyetuar se këto janë hotele të shtrenjta dhe pastrojnë para. Sipas tyre dhe këto nuk i duhen ekonomisë.

Pastaj është kategoria e ekspertëve që shajnë Airbnb dhe qytetarët që japin shtëpi me qira se nuk i deklarojnë të ardhurat.

Në finale dalin statistika që “provojnë” se turistët nuk kanë lënë asnjë lek në Shqipëri dhe kjo është dramë e madhe.

Nëse mbledh idiotësitë e tyre dhe i fut në një algoritëm se çfarë duan këta ekspertët nga turizmi shqiptar, i bie të mbyllim gjithë bujtinat e Shqipërisë që shërbejnë byrek, gjellë me ato supe tradicionale të lira etj. Pastaj të mbyllim hotelet me pesë yje se vijnë kapitalistët e mëdhenj. Pastaj të mbyllim apartamentet me qira se nuk dihet ku shkojnë lekët. Pastaj të mbyllim dhe hotelet e vogla se nuk kanë shërbim të mirë dhe marrin puntorë të huaj.

Thjesht të dorëzuar nga shifrat e turizmit, ata tani duan të rrëzojnë bilancin e turizmit.
E vërteta është që turizmin e dikton tregu dhe jo ekspertët, dhe Shqipëria ofron një diversitet turistik të jashtëzakonshëm që nga fshatrat e varfër dhe malet, deri te bregdeti dhe kryeqyteti që është poli kryesor i turizmit.

Mrekullia e Shqipërisë në turizëm është fakti që ne po shkojmë drejt standardit që mund t’i shërbejmë gjithë tipave të turistëve: atyre që duan hiking, atyre që duan male, atyre që duan lumenj për rafting, atyre që duan bregdet, por edhe atyre që duan Tiranën. Nëse do marrësh mendjen e këtyre ekspertëve dhe të zhvillosh një tip turizmi që duan ata – që s’ka algoritëm ta gjejë se çfarë duan – e kupton se ata thjesht nuk duan të ketë turizëm në Shqipëri.

E vërteta është që ne duhet të merremi me problemet që po prodhon industria e turizmit dhe jo me refuzimin e tregut të turizmit. Dhe problemet janë të pafund: që nga transporti publik, infrastruktura e ujit dhe energjisë në zonat turistike, problematikat e krijuara nga aktet nënligjore për rregullimin e infrastrukturës së turizmit, siç është ndotja e ujërave apo pastrimi – por jo refuzimi i tipit të turizmit.

E vërteta është se turizmi malor, bujtinat dhe ushqimi tradicional mund të mos sjellin shumë lekë për shtetin, por jam i lumtur për këtë. Është më mirë t’i marrin lekët ata fshatarët që kanë ndërtuar me thonj ato bujtinat pa asnjë ndihmë nga shteti, se sa t’i marrë ndonjë ministre e t’i bëjë rrush e kumbulla duke ua ndarë lekët miqve të vet.

Është më mirë t’i marrin lekët e qirave pronarët e apartamenteve dhe të mos shfaqen në statistikat e INSTAT, por në fuqinë investuese të tyre. Sa për hotelet – shumica e tyre i kanë turistët që paguajnë me karta krediti dhe e kanë të pamundur të bëjnë informalitet. Zhvendosja e gjeografisë së turizmit nga Lindja drejt Perëndimit po sjell më shumë formalitet, më shumë para të deklaruara dhe si rrjedhim, më shumë të ardhura për shtetin. Por ky nuk duhet të jetë objektivi kryesor.

Turizmi po i sjell lekët në Shqipëri dhe kapitalizmi i turizmit shqiptar – ajo që këta “ekspertë” e quajnë fatkeqësi – deri tani është fati më i madh i turizmit shqiptar. E vetmja vlerë e këtyre ekspertëve është se duhen dëgjuar për të kuptuar çfarë mos të bëjmë. Në vend të këshillave të tyre, duhet të përballojmë fluksin e turizmit ashtu siç vjen dhe andej nga vjen. Është një fat që vjen për Shqipërinë.


        
 
Next Post

Xhelozia e mediave greke? Miliardat në ishullin shqiptar për elita botërore

Shteti aksioner në resortin në Sazan, ngrihet kompania që do bashkëpunojë me Kushner

Nxehet punësimi sezonal në bregdet, kërkohen punonjës me paga deri në 2.5 mijë euro

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com