• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Replikat mes Ramës dhe Farage/ Baton Haxhiu: Debat mes një intelektuali dhe një mashtruesi!

July 1, 2025
in Aktualitet, Debat
        
 

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për debatin mes kryeministrit Rama dhe politikanit populist britanik, Nigel Farage, sa i përket shqiptarëve të burgosur në Britaninë e Madhe.

Haxhiu tha se ky është një debat mes një intelektuali si Rama dhe një mashtruesi si Farage, i cili shpesh stigmatizon dhe shënjestron komunitetin shqiptar në Britaninë e Madhe.

“Farage është tabloidik dhe realisht ai ndërtoi rrëfimin e mashtrimit për Brexit. Ai ishte populisti, për arsye se një kohë të gjatë politika britanike nuk ka patur mashtrues në jetën politike. Meqenëse beteja e tij, menjëherë pasi u bë Brexit, ishte humbje, për arsye se e panë britanikët se çfarë humbën nga fakti se ikën nga BE, atëherë Farage ka qenë në marxhinat e një lidershipi. E krijoi një moment populizmi si karburant tabloidik për të folur për emigrantët. Në një moment kur Britania e Madhe po bën përpjekje të gjejë një strehë në të gjithë vendet e Ballkanit për emigrantët që janë atje.

Cili është ky debat? I një mashtruesi dhe një intelektuali. Rama nuk është hera e parë që bën përpjekje për ta mbrojtur shqiptarin jashtë Shqipërie. E ka krijuar njëfarë guximi intelektual, për ta ndërtuar një rrëfim për shqiptarin. Në një pjesë të reagimit të tij, përmend profesionet e njerëzve. Jo për herë të parë ka përmendur Lea Ypin, Dua Lipën dhe të tjerë, që janë në Oxford, LSE, Edinburgh, ose anëtarja e Akademisë së Shkencave, Lea Ypi, që është ajo që nuk ka patur njohje, por e ka bërë puna e saj të jetë anëtarë e Akademisë së Shkencave. Farage nuk i di fare këto, di vetëm kriminelët. Profesionet e shqiptarëve janë njëqind herë më të rëndësishme se kriminelët. Kriminelët kur kapen shkojnë në burg. Një pjesë e tyre, e kanë humbur pas Brexit, për shkak të jetës më të varfër në Greqi dhe vende të tjera të BE, menduan të gjëjnë strehë në Britani. Një pjesë e tyre janë të burgosur për falsifikime, nuk quhen kriminelë, sepse krimi ka përkufizimet e veta.

Arsyeja për të gjetur një vend më të mirë, është dëshirë e njeriut për ti dhënë fëmijëve të tij dhe vetes një shpresë tjetër.

Nuk ka qenë debat i një kryeministri, por nga gjuha e Ramës, ai ka një shpëfillje intelektuale ndaj Farage dhe e konsideron, si njeri me karburant tabloidik, që është sentenca më e bukur që i kushtohet një njeriu si Farage. Për ata që nuk e njohin dhe mendojnë se Britania nuk prodhon idiotë të dobishëm, ja që ai ka qenë për një kohë të gjatë idiot i padobishëm”, deklaroi Haxhiu.


        
 
Next Post

Evropa po digjet nga valët e të nxehtit! Çfarë është fenomeni i "kupolës termike" dhe pse konsiderohet një ‘vrasës i heshtur’?

Pensionet me Italinë nisin sot! Hyn në fuqi marrëveshja më 1 korrik, përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë

"Drejtësia ka frikë": Sali Berisha synon të zvarrisë fundin e tmerrshëm

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In