• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, September 15, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Dhëndri flet për “pastërtin” e familjes Berisha: Nuk kam frikë, jeta kërkon përballje. Vajtën më hetuan dhe vajzën, po nuk gjetën gjë

July 9, 2025
in Aktualitet, Debat

Jamarbër Malltezi ka dhënë një intervistë për televizionin e Familjes, pas lirimit nga “arresti shtëpiak”, ku shfaqet si hero.

“Jam mirë… Njeriu i përballon të gjitha në rast se ka besim, në rast se lexon dhe di. Për mua, qysh në momentet e para më janë kujtuar disa histori që unë kam me heronj që unë kam. Për shembull – një nga heronjtë dhe heroinat që unë kam, janë motrat Qirjazi dhe kanë një pasazh në të cilat motrat Qirjazi, njëra prej tyre shkon tek Koto Hoxhi. Dhe Koto Hoxhi i cili ishte i burgosur i mësonte shqip dhe kjo quhej herezi.

Pra, për një regjim që luftonte gjuhën, kjo quhej herezi. Dhe ajo vishet si burrë dhe shkon ta takojë dhe shkon 5 kate nën dhe. Kështu që, njeriu duhet të përballet sido që t’i vijë jeta.

Dosja ka mbi 100 mijë faqe dhe kanë futur marrira pafund. Kanë çuar në Itali ngaqë nuk donin të thoshin që Taulant Balla ka bërë kallëzim të rremë, do shkonin të gjenin ç’të mundeshin. Dhe i kanë çuar letër-porosi Italisë. Dhe i thonë Italisë, që ne dyshojmë se këto pesë familje i kanë bërë të gjitha dhe ju lutem na sillni ç’të keni për Shqipërinë. Dhe u kanë çuar gjithë arkivin.

Janë 16 dosje. Tani imagjino të lexosh dhjetëra e mijëra faqe, sesi një kolonel ka marrë me qira një shtëpi në Sarandë apo Shkodër. Çfarë lidhje ka… Kjo është pjesë e dosjes. A të shkon mendja të lexosh këto dosje. Janë marrira pafund që nuk kanë asnjë lidhje.

Kemi lexuar vetëm këto që ka sjellë prokuroria, që i ka patur detyrim, për aq kohë sa i solli sepse më pas nuk e zbatoi.

Këtu u pa e qartë që në momentet e para, kur diplomatë të korruptuar si ‘Escobari’ apo Yuri Kim, i bënin presion të dilnin ata në intervistë. Sikur ishin yzmeqarë të tyre dhe i thonin të procedohet penalisht Berisha, gjeni çtë doni… pra, që në ato momente kuptohej që nuk kishe të bëje me një proces ligjor.

Unë kam treguar një shkresë, një tabelë, që fill pas urdhrit të Edi Ramës që të procedohej penalisht Sali Berisha, janë 16 kërkesa që ka bërë SPAK. Pra, Edi Rama e urdhëroi urgjent dhe SKAPI veproi me kërkesa drejt gjithë institucioneve.

Por kujdes, jo kërkesa për çështje konkrete, por çfarë keni për 30 vjet për Sali Berishën, për fëmijët e Sali Berishës, për dhëndrin dhe për mbesat e Sali Berishës, që para 30 vitesh kur asnjëra prej tyre nuk kishte lindur. Dhe kam shkresa të bukura ku shkresa i kthejnë përgjigje që i thonë se kemi hetuar por nuk kemi gjetur gjë”, tha ai.

Next Post

Dash Sula: Salianjit i kërkuan të ngujohej në seli, por u hidhëruan që u lirua dhe asnjë s’doli ta priste

Kandidati i PD që akuzoi kolegët se i vodhën votat: Do bëj dy kallëzime në SPAK! Rinumërimi u ndërpre kur u ngushtua diferenca e votave

Trajneri i madh dënohet me një vit burg për....!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved