• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Humor

Muli kërkon të demaskohen gënjeshtrat e Salianjit në burg

July 13, 2025
in Humor
        
 

Në takimin e sotëm me Lelon, Muli ishte i prerë.
— Salianji po gënjen çdo ditë, – i tha. – Kërkon të bëhet hero se është larë me kanaçe në burg. Kam marrë informacionet e mia dhe ja raporti i drejtorit të burgut:

“Lidhur me pretendimet e zotit Salianji se është larë çdo ditë me kanaçe në burg, kjo është një gënjeshtër. E para, për tre muaj Salianji nuk është larë fare se kishte mbjellë flokët dhe nuk bënte dot dush. Lahej me kanaçe nga mesi e poshtë se nuk donte t’i lageshin flokët. Plus, dyshonte se uji mund ta infektonte dhe dëmtonte mbjelljen e flokëve. Fakti që ai nuk lahej dot në dush nuk është përgjegjësi e burgut, por halli i tij. Mjekët që i mbollën flokët i kishin rekomanduar të shmangte dushin. Burgu ynë disponon dushe të cilësisë së lartë, pasi disa nga të burgosurit janë shitës pajisjesh hidro-sanitare dhe na i kanë rregulluar.

Po ashtu, nuk është e vërtetë që ka ndenjur në burg me kriminelë dhe vrasës në qeli. E kemi pas lënë në një dhomë me drejtorin e Lali Erit dhe kanë shkuar shumë mirë me njëri-tjetrin. Madje nga përgjimet na rezulton se ka marrë përsipër ta gjejë kush është Nesti Angoni kur të dalë nga burgu.

Sa i përket takimeve speciale, nuk e kemi pas kufizuar për asgjë, përjashto rastet kur nuk donte vetë dhe bënte si i sëmurë. Këto i them me përgjegjësi të plotë.”

— E shikon? – i tha Muli. – Kërkon të maskojë faktin që e ka kaluar shumicën e burgut në klinikën e mbjelljes së flokëve dhe është larë nga mesi e poshtë. A thua është përsekutim i madh! Ne një herë në javë jemi larë sa u bëmë 40 vjeç!

— Ke të drejtë, – tha Lelo. – E tepëron pak me këto tregimet e burgut. Aq më tepër që ka bërë dhe burg me dëshmitarë. Por duhet ta mirëkuptojmë, se është pak i tronditur.

— Nuk e mirëkuptoj fare, – tha Muli. – Në fund të fundit, një njeri që ia ka futur dhe Luli, s’ka të drejtë të bëjë si udhëheqës. Të rrijë aty, mos të na çajë kokën.

— Dakord, – tha Lelo. – Do t’i kërkoj të shmangë këto kujtimet e burgut, pasi nuk mund të konkurrojë në një parti ku njeriu që ka bërë burg para tij është Doktori. Të ishte Doktori i pari, hajde, po ja pranonim. Por s’mund ta lëmë Doktorin të dytin në këtë pikë. Se ia ka bërë 10 muaj qeli Doktori, dhjetë muaj maj ballkonit!

— Ke të drejtë, – tha Lelo. – Do t’ia them menjëherë, që po i rrezikohet karriera nga këto gjëra.


        
 
Next Post

Erion Braçe: Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen? Pata propozuar që drejtorët të ishin me mandat

"Trimat" e Saliut Luçi Boçi dhe Spahiu i Aliut shkojnë për ndihmë në Theth kur gjithëçka është rrafshuar! Sherr me policët: Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë, legen m*ti

Hapi dyert e Perëndimit për shqiptarët nën diktaturë, e mbylli sytë në vendin tonë. Intervista e fundit e diplomatit gjerman

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In