• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, August 19, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Ambasadori rus në Tiranë ankohet: Shqipëria ka ngrirë marrëdhëniet me ne, ka anulluar dhe vizat për turistët rusë

July 14, 2025
in Debat

Ambasadori rus në Tiranë ka dhënë një intervistë për televizionin MCN. Ndër të tjera ai thotë se raportet me Shqipërinë janë të ngrira.

Më poshtë, pjesë nga kjo intervistë:

Keni komunikim me qeverinë shqiptare dhe ku jemi aktualisht me marrëdhëniet dypalëshe?

Për fat të keq, aktualisht kontaktet dhe marrëdhëniet dypalëshe janë praktikisht të ngrira. Qeveria shqiptare u është bashkuar të gjitha sanksioneve të BE-së. Këtu përsëri kthehemi te vullneti i “Perëndimit kolektiv”. Fluturimet ajrore me Rusinë janë pezulluar, regjimi pa viza për turistët rusë në verë është anuluar. Ne nuk iniciuam asgjë nga këto.

Sanksionet anti-ruse dëmtojnë para së gjithash vetë Evropën dhe Ballkanin. Kjo, sipas mendimit tim, është e qartë. Çmimet e energjisë në Evropë janë rritur ndjeshëm. Rritja e PBB-së në vendet evropiane madje zyrtarisht është shumë e vogël. Procesi i deindustrializimit të Evropës është duke u zhvilluar. Domethënë, e gjithë kjo nuk është e dobishme për askënd.

Ka hapësira sipas jush për të përmirësuar diçka apo për ta thyer këtë akull?

Ne jemi të gatshëm të ndërtojmë marrëdhënie me Shqipërinë, bazuar në konsiderimin e ndërsjellë të interesave dhe respektin për sovranitetin. Sapo udhëheqja e Shqipërisë të jetë gati për këtë, ne do ta shqyrtojmë këtë mundësi.

Në Shqipëri ka një bindje se Serbia është e perkëdhelura e Rusisë. I qëndron së vërtetës një gjë e tillë? Ra në sy vizita e Patriarkut serb në Moskë, p.sh. Cili është në përgjithësi mendimi i Rusisë për projektin e “botës serbe”, propozuar vitin e kaluar?

Nuk do të hyj shumë në marrëdhëniet ruso-serbe, pasi unë merrem gjithsesi me Shqipërinë. Ne kemi një Ambasadë të madhe në Beograd, të kryesuar nga një diplomat i shkëlqyer, një person me shumë përvojë. Shkurt, mund të them se me të vërtetë kemi marrëdhënie të veçanta me Serbinë, të kushtëzuara nga afërsia historike, shpirtërore, kulturore, fetare e popujve tanë. Megjithatë, dua të theksoj se Rusia as tani, as më parë nuk i ka ndarë vendet e Ballkanit në të “tonat” dhe të “të tjerëve”, në “të mirat” dhe në “të këqijat”. Rusia dhe populli rus trajtojnë me një ngrohtësi të madhe të gjitha vendet e rajonit.

Sa i përket vizitës së Patriarkut të Serbisë, ajo u mbulua gjerësisht në media. Informacioni përkatës është postuar në gjuhën ruse dhe në gjuhë të huaja, si në faqen e internetit të Presidentit të Rusisë, pasi takime u zhvilluan edhe në Kremlin, ashtu edhe në faqen e internetit të Kishës Ortodokse Ruse. Të gjitha materialet janë të hapura.

Për sa di unë, në Kishën Ortodokse ekziston një traditë që pas fronëzimit, patriarku i sapozgjedhur, kryepeshkopi, viziton krerët e kishave të tjera ortodokse lokale. Kryepiskopi i Tiranës, Durresit dhe gjithë Shqipërisë, Joani, ishte së fundmi në Stamboll. Mendoj se do të ishte shumë mirë, nëse ai do të vizitonte edhe Moskën dhe Kishën Ortodokse Ruse.

Next Post

Konflikti në Theth dhe një episod nga libri për Oso Kukën

Amerikanët janë kudo dhe po shtrenjtojnë turizmin: Shih rastin e Shqipërisë!

Mikesha e Becchetti, Sonila Meço gjykon popullin: Shqiptarët nuk kanë më turp, po i nënshtrohen Ramës pa dinjitet. Ai i përbuz dhe i përçmon, por ata prapë e votojnë

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved