• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

VIDEO/ “Hape derën” 23-vjeçari shqiptar sherr në ajër me asistenten e fluturimit, avioni bën ulje emergjente

July 18, 2025
in Aktualitet, Kronike
        
 

Një aeroplan që fluturonte nga Omaha për në Detroit u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një pasagjer shqiptar u përpoq të hapte njërën nga dyert.

Fluturimi 3612 i Delta Connection, i operuar nga SkyWest Airlines, u detyrua të devijonte në Aeroportin Lindor të Ajovës në Cedar Rapids, Ajova, sipas CNN.

Mario Nikprelaj, 23 vjeç, nga Nebraska, siç u identifikua, dyshohet se ishte grindur më parë me një asistente fluturimi dhe ishte përpjekur të hapte një derë daljeje emergjence.

“Më 17 korrik 2025, afërsisht në orën 6:13 pasdite, Policia e Cedar Rapids u dërgua në Aeroportin Lindor të Ajovës pas një shqetësimi gjatë fluturimit nga një pasagjer në një fluturim SkyWest nga Omaha në Detroit”, tha Departamenti i Policisë së Cedar Rapids në Facebook.

Nikprelaj u dërgua në Qendrën Korrektuese të Qarkut Linn dhe u akuzua për sjellje të çrregullt, sulm, posedim të barnave me recetë dhe ngacmim të shkallës së parë, me akuza të tjera që nuk përjashtohen.

Aeroplani përfundimisht u ul në destinacionin e tij në Detroit, gati një orë e gjysmë më vonë se sa ishte planifikuar, sipas Flight Aware.

Një prej pasagjerëve, J. Spencer, shkroi në platformën X: “U desh të devijonim në Cedar Rapids sepse ky njeri vendosi të hapte derën e emergjencës dhe më pas u përlesh me ekuipazhin dhe pasagjerë të tjerë.”

Sipas tij, Nikprelaj, me profesion kuzhinier, u tregua i dhunshëm verbalisht që nga momenti i nisjes së pasagjerëve në avion. I ulur pranë derës së emergjencës, ai “injoroi urdhrat e përsëritura të stjuardesës dhe u bë agresiv me fjalë.”

“Ndërsa avioni po hynte në pistë për ngritje, ai u çua në këmbë dhe hoqi rripin e sigurimit. Ekuipazhi ndërhyri sërish,” shtoi Spencer. Më pas, Nikprelaj filloi të përdorte butonin e thirrjes pa pushim dhe të bërtiste, çka çoi kapitenin të shpallte gjendje emergjente dhe të devijonte fluturimin drejt Cedar Rapids.

Ky nuk është kontakti i parë i Nikprelaj me ligjin. Në shkurt të vitit 2020, kur ishte 18 vjeç, ai u akuzua për sulm ndaj të dashurës së tij në zonën e Detroit-it dhe më pas për vjedhjen e një borëpastrueseje që ishte në punë. Ai u arrestua shpejt pasi mjeti ishte i pajisur me sistem GPS, raportoi Click on Detroit.


        
 
Next Post

Gazetari i njohur Arbër Hitaj largohet nga "Report Tv", projekte të reja në horizont?!

Gara për kreun e BKH në fazën e testimit me shkrim: Ja si mund të jetë eseja “fituese” e kandidatit Joni Keta

Skandali i takimeve speciale të vajzave të showbizz-it me ''bosët'' e krimit, ish-drejtoresha e Burgjeve zbulon a zhvillohen edhe në burgun e grave

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In