• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, September 14, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Bankers”?! Përse nuk po e heton SPAK këtë aferë të madhe korruptive?

July 20, 2025
in Aktualitet, Dosja X

Hetimi ndaj Bankers Petroleum nisi si referim nga Drejtoria e Hetimit Tatimor tek prokuroria e Fierit, duke u konsideruar fillimisht si evazion fiskal dhe mashtrim financiar, jo si korrupsion institucional i nivelit të lartë. Hetimi u fokusua te mos-pagimi i tatimit mbi fitimin dhe rimbursimet e parregullta të TVSH-së .

Sipas prokurorisë së Fierit, Bankers ka nxjerrë dhe shitur naftë në vlerë 532 miliardë lekë (rreth 5 miliardë euro) gjatë periudhës 2004‑2024, por ka deklaruar humbje rreth 11.7 miliardë lekë, dhe ka përfituar rimbursime TVSH .

Kjo shifër e madhe është trajtuar si parregullsi fiskale dhe jo si korrupsion dhe këtu fillon problem.

Në pamje të parë, mungon indikacioni se zyrtarë qendrorë (ish-ministra apo ministra, deputetë apo ish-deputetë, funksionarë të lartë, të sotëm dhe të djeshëm) janë përfshirë, mirëpo, duke qenë se dëmi i shkaktuar shtetit është shumë i madh, SPAK duhet të nisë një hetim ndaj politikanëve që kanë pasur përgjegjësi dhe kanë mbyllur sytë përballë kësaj afere të madhe.

Deri më sot, hetimi është mbajtur në nivel lokal pa dyshime se janë përfshirë zyrtarë të lartë, mirëpo shifra e lartë e dëmit ekonomik së bashku me pasojat sistematike mbi buxhetin, i jep rastit një rëndësi të veçantë dhe kërkohet patjetër një hetim nga Prokuroria e Posaçme, e cila, nga ana e saj, mund ta nis pa pasur nevojën e një referimi formal.

Në kushte normale, SPAK duhet ta marrë drejtimin e Hetimit të Bankers, sepse bëhet fjalë për një kompani që operon që në 2004 dhe vëtëm pas kaq shumë vitesh është kujtuar prokuroria për ta hetuar si çështje.

Ndërkohë që SPAK është duke u marrë me çështjë që janë më të vogla përsa i përket dëmit ekonomik, rasti i Bankers tregon se kur bëhet fjalë për shifra marramendëse Prokuroria e Posaçme tregohet e pafuqishme për t’u përfshirë./ TemA

Next Post

VIDEO/ Madhështori Oleksandr Usyk hedh 'K.O' Daniel Dubois: Bëhet përsëri kampion i padiskutueshëm bote

Gjesti prekës i Liverpoolit, Diogo Jotës i jepet një vend i përhershëm në ekipin e kuq

Po montonte skelat për një koncert dhe bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes 32-vjeçari në Shëngjin! Baba i dy fëmijëve

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved