• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Greqia kërcënon Turqinë

July 25, 2025
in Bota

Greqia e ka paralajmëruar Turqinë se mund t’ia bllokojë qasjen në një fond të Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes, nëse Ankaraja nuk ofron garanci se armët nuk do të përdoren për ta shënjestruar Athinën.

Greqia, vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe Turqia fqinje kanë marrëdhënie të tensionuara me dekada lidhur me të drejtat e sovranitetit në Detin Egje, dhe së fundmi edhe për shkak të çështjeve të energjisë dhe migrimit.

Turqia, vend anëtar i NATO-s, por jo edhe i bllokut evropian, e gëzon mundësinë që të ketë qasje në programet e BE-së për industrinë e mbrojtjes dhe në programet e përbashkëta për prokurim, në kuadër të Iniciativës së BE-së për Veprim në Siguri, në vlerë të 150 miliardë eurove.

Mirëpo, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka thënë se shteti i tij nuk do ta lejojë Turqinë të marrë pjesë në skemën e mbrojtjes, nëse vazhdon të kërcënojë me luftë kundër Greqisë dhe ia vë në pikëpyetje sovranitetin në Detin Egje.

“Greqia nuk do ta lejojë këtë”, ka thënë lideri konservator për televizionin Skai.

Turqia kërcënon shpesh me luftë, në rast se Greqia i zgjeron njëanshëm veprimet në ujërat e Egjeut.

Mitsotakis e ka përmendur se do të duhet pajtueshmëria e 27 vendeve anëtare të BE-së, para se Turqia të ketë qasje në fondet e bllokut.

“Kërkohet unanimitet”, ka deklaruar ai.

Komentet e tij kanë ardhur disa orë pasi Gjermania ka thënë se e ka miratuar dërgimin e aeroplanëve Eurofighter në Turqi.

Turqia është në bisedime me vite për blerjen e 40 aeroplanëve të tillë, të cilët prodhohen përmes një bashkëpunimi mes Gjermanisë, Britanisë, Italisë dhe Spanjës. (REL)

Next Post

Nga rakia e Erionit, te “shkarkimi” i Yurit: Pse nuk ndalet formati “Babale”?

Mbyllet saga e ankimimeve, Kolegji Zgjedhor i hap rrugën KQZ-së për certifikimin e zgjedhjeve

SHBA kundërshton propozimin e Macron për njohjen e shtetit palestinez: Vendim i njëanshëm!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved