Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar kontratën që PD ka paguar për këshilltarin elektoral të kësaj partie në zgjedhjet e 11 majit, Chris La Civita.
I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, Spahiu tha se KQZ dhe PD ende nuk kanë dhënë asnjë informacion në lidhje me këtë kontratë.
‘Gjatë zgjedhjeve u tha se do të bëhej nami për të luftuar krimet zgjedhore. Një pyetje është si ka mundësi që partia që ka 11 mijë komisioner nuk ka besim tek rezultati por besimin e ka tek partitë e tjera. në parim të gjitha këto që pretendon opozita qëndrojnë ne s’mund të themi se jetojmë në një realitet tjetër sepse favoret e pushtetit ndikojnë dhe përdorimi i burimeve financiare ndikojnë, paraja ndikon, por e gjitha kjo s’fumohet kur PD bënë kontratë mln euro dhe sjell një amerikan këtu nën emrin e SHBA, ku qëndron morali i thasve me miell ose i shpërblimeve, kur paguan miliona dollarë për të sjell një person që nuk njihet. Ka influencë pushteti dhe ka shkelje, por është thënë që prokuroria ka filluar hetimin për kontratën dhe la Civita dhe deri më sot nuk e di se çfarë është bërë’, tha ai.