• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Rama: Nga 2026 ndryshon skema e bonusit, jo më çek për bebet, por mbështetje çdo muaj në varësi të numrit të fëmijëve! Këneta e la me 50 euro! Ja skema e re

July 28, 2025
in Sociale

Kryeministri Edi Rama, teksa shpjegonte arritjet në një dekadë të qeverisjes socialiste gjatë takimit elektoral në Krujë dhe Fushë-Krujë, nëpërmjet tabelave hologramike, foli edhe për ndihmën ndaj familjeve me fëmijë.

Ai deklaroi edhe ndryshimin e skemës së ndihmës për bonusin e bebes, ku nuk do jetë më një skemë me ӓek në maternitet, por me një mbështetje financiare çdo muaj në varësi të numrit të fëmijëve.

“Kjo është shifra e bonusit të bebes, që ne e japim prej vitesh, që kur e jepte këneta ishte 50 euro dhe ne e kemi bërë 400 euro për fëmijën e parë, 800 për të dytin dhe 1200 për fëmijën e tretë. Ndërkohë që nga viti i ardhshëm do e ndryshojmë skemën, ku nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve”, u shpreh kryesocialisti.

“Nga viti i ardhshëm nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve”, tha Rama më 7 maj 2025, teksa zhvillonte fushatën elektorale.

Pas 6 vitesh në fuqi të skemës së bonusit të bebes që dhuron çekun menjëherë pas lindjes në varësi të numrit të fëmijëve, qeveria ka gati skemën e re për shpërblimin e lindshmërisë.

Mbështetja financiare nga 1 janario 2026 nuk do të jetë vetëm një pageë në moment kur fëmija lind, por pagesë mujore nga 0 deri në 5 vjeç, shifra e së cilës rritet nga fëmija i parë te treti e në vijim.

Për fëmijën e parë pagesa do të jetë 5 mijë lekë në muaj ose 60 mijë lekë në vit, (300 mijë në 5 vite) nga 40 mijë lekë në total që është çeku aktual. Për fëmijën e dytë skema e re parashikon pagesë 7 mijë lekë në muaj deri në moshën 5 vjeçare ose 84 mijë lekë në vit, nga 80 mijë lekë që është pagesa aktualisht. Ndërsa për fëmijën e tretë pagesa mujore do të jetë 10 mijë lekë, ose 120 mijë lekë në vit ose 600 mijë lekë për 5 vitet e para të bebes. Kurse bonusi sot për beben e tretë është 120 mijë lekë.

Ndryshimi i skemës bëhet për të stimuluar rritjen e lindjeve, pasi treguesit demografikë në vend janë në trend negativ. Çdo vit po regjistrohen më pak lindje referuar shifrave zyrtare. Kështu në tremujorin e parë të këtij viti erdhën në jetë 4.662 bebe, nga 5.428 bebe të lindura në të njëjtën periudhë vjet.

Nga rënia e lindshmërisë buxheti i shtetit ka kursyer para, pasi në gjashtëmujorin e parë janë shpenzuar 500 milionë lekë për bonusin e bebeve nga 900 milionë lekë në të njëjtën periudhë vjet.

Rënia e lindjeve e shoqëruar me emigrim po dëmton ekonominë e vendit, pasi mungon fuqia punëtore dhe nga ana tjetër mosha mesatare e vendit po rritet me ritme të shpejta.

SKEMA E RE BONUSIT TË BEBES
Është Bëhet
Fëmija 1 40 mijë lekë 5,000 lekë/muaj
Fëmija 2 80 mijë lekë 7,000 lekë/muaj
Fëmija 3 120 mijë lekë 10,000 lekë/muaj

LINDJET NË SHQIPËRI
Janar-Mars 2024 5.428 bebe
Janar-Mars 2025 4.662 bebe
Diferenca -766 bebe

SHPENZIME PËR BONUSIN E LINDJEVE
Janar-Qershor 2024 900 mln lekë
Janar-Qershor 2025 500 mln lekë
Diferenca -400 mln lekë

Next Post

VIDEO/ Shqipëria nën "pushtetin" e flakëve! Evakuohen banorët në Kalasë e Sasaj, rrezikohen banesat në Lukovë e Shalës

A do të përballen Rusia dhe NATO në Detin Baltik? Danimarka vë në shënjestër flotën në hije të Moskës

Berisha u tregon vendin të pakënaqurve brenda PD: Quajeni një herë farsë 11 Majin, pastaj flasim!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved