Parlamenti i ri i cili do të nisë punën në shtator do të nisë me shqyrtimin e draftit të ri të Kodit Penal, i cili u prezantua pak ditë më parë nga krerët më të lartë të Drejtësisë në vend.
Ky draft pritet të shoqërohet me debate të forta për shkak të përmbajtjes së disa prej neneve të tij.
Konkretisht në nenin 516 të draftit parashikohet dënimi për ata që zbulojnë të dhëna sekrete, përfshi këtu edhe gazetarët.
Neni 536
Ndikimi në pavarësinë e gjykatës
Bërja apo publikimi i komenteve me anë të të cilave synohet haptazi të ushtrohet ndikim në aftësinë e gjykatës për të marrë vendimet, nëpërmjet krijimit të rrethanave shtypëse ndaj pavarësisë së saj, shtrembërimit të qëllimshëm të cilësisë së provave apo paraqitjes së tyre në kundërshtim me përmbajtjen e vërtetë, imponimit për të krijuar pabesueshmërinë në publik të aftësisë së gjykatës për të qenë e pavarur, të kryera për çdo interes apo përfitim, për të dëmtuar apo favorizuar persona të veçantë, e kryer përpara dhënies së një vendimi gjyqësor, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
Neni 55 Agjitacion Propogandë
Propagandë dhe agjitacion quhet tentativa për të përmbysur, ose minimizuar pushtetit e popullit” është i dënueshme me të paktën 6 muaj burg dhe deri në dënim me vdekje në periudhat e luftës ose të trazirave.
Sot për sot, Berisha është pengmarrësi më profesionist në Shqipëri. E vetmja gjë që i ka prishur punë gjithmonë Saliut kur ka patur pushtetin ishte mungesa e një neni të përshtatshëm për të legjitimuar dhunën, që ta vërviste mbi kokat e njerëzve herë si e drejtë e herë si mohim i të drejtës, tamam siç bënte dikur diktatura me nenin 55, që për syleshët ishte mbrojtje e “pushtetit popullor”. Ky Berishë sot turfullon jo për dëmin që i bëhet demokracisë, por atij vetë, që nuk ka ku t’i hedhi thasët me shpifje, fyerje, kërcënime, ndaj atyre njerëzve që sot punojnë në drej†ësi, por që kanë punë direkt me bëmat dhe gjëmat i tij, sa herë që ka qenë në pushtet.
Krejt pa pritur i vjen në ndihmë qeveria e kllounëve të Edi Ramës, që siç duket u shfaqet fantazma e nenit famkeq 55, i cili kur heshti një popull të tërë patjetër që Berishës i’a mbyll gojën, për aq kohë sa do jetë në këtë botë.
Teoricienët anonim pas gardhit ideuan një nen të tillë sot, vetëm për të ndaluar Berishën të intimidoi drejtësinë, e kjo tani është arma e re e plakut për të luftuar lajthitjet e Edi Ramës. Një Berishë në dy kohë edhe tani pa pushtet por edhe nëse ndonjë ditë do marri pushtet, që i frikëson gjithmonë, sepse e di që përballë ka vetëm frikacak që aktrojnë sikur janë duke e dënuar dhe penalizuar, duke pritur ta dënoi zoti, që shpëtojnë njëherë e mirë nga barra Sali Berisha që nuk kanë këllqe ta përballojnë. /Ekskluzive.al