Kryeministri Edi Rama kur Gjykata e Tiranës vendosi të rrëzojë padinë e tij për shpifje ndaj Lulzim Bashës, të depozituar plot shtatë vite më parë pati reaguar sikurse reagoi për rastin e prokurores Gjeli për ndërtimet pa leje në Theth dhe ndaj gjyqtarit Hazbi Balliu për kthimin e një pallati të ndërtuar pa leje ndërtuesit që ndiqet penalisht.
Pra opinioni dhe mediat nuk duhet të harrojnë qasjen reale të Ramës për drejtësinë kur i preken interesat e tij, apo të qeverisë së tij.
Rama në muajin qershor nuk kurseu as ironinë ndaj gjyqtares që mori vendimin, Ëngjëllushe Tahiri, duke e etiketuar atë si “Shvejkun” e sistemit të drejtësisë.
Rama tha se konkluzionet e gjyqtares për të rrëzuar padinë për shpifje – se deklaratat e Bashës “nuk ka ndikuar në perceptimin ndaj Ramës në publik – është jo për të qarë, por për të vajtuar.
Kreu i qeverisë e shfrytëzoi këtë rast për të theksuar kundërshtimin që i bëri kërkesës së Unionit të Gjykatësve një ditë më parë, pasi kërkuan rritje të pagës me 700 euro.
Në fund të reagimit të tij, Rama thotë se nuk është “halli i tij”, por “si do u vejë halli çështjeve shumë më të rëndësishme të njerëzve, që varen nga mendja e gjykatëses në fjalë apo të tjerëve si ajo”.
Kjo është pyetje që duhet t’i përgjigjet Rama sepse prandaj është votuar dhe ka të gjitha levat ligjore për të futur drejtësinë në shinat e ligjit dhe jo të hiqet viktimë dhe të bëj pyetje sikur u qanë hallin viktimave të vërteta, popullit. KLP,KLGJ dhe ILD nuk janë kuklla por fuksionar dhe struktura që i ropën shqiptarët me paga marramendës, për të mbrojtur drejtësinë nga manipulatorët dhe sharlatanët, që gëlojnë brënda sistemit. /Ekskluzive.al