1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
bakırköy escort
ataköy escort
istanbul escort istanbul escort bayan
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
esenyurt escort mecidiyekoy escort avcilar escort istanbul escort istanbul escorts
mersin escort istanbul escort arnavutkoy istanbul escort azeri istanbul escort sefakoy istanbul escort ukraynali
istanbul escort
bursa escort bursa escort
tesbih
şişli escort
istanbul escort
escort konya
skype show whatsapp show
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan
casibom
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, August 8, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mero Baze denoncon se Ulsi Manja dhe Olsi Dado donin ta arrestonin me dijeninë e Edi Ramës! Berisha zbardh kërcënimin…

August 6, 2025
in Aktualitet, Dosja X
        
 

Gazetari Mero Baze ka shpërthyer në akuza ndaj Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe prokurorëve të SPAK, duke i cilësuar ata si pjesë e një skenari politik për ta arrestuar për shkak të mbrojtjes publike që i ka bërë kryebashkiakut Erion Veliaj. Në një reagim, Baze përmend forcat speciale që u përdorën për të shoqëruar ish-kryebashkiakun drejt një klinike, dhe thotë se ishte vetë Manja që raportoi te Rama dhe disa ministra se “kishte rrezik” që ai të takohej me të. Edhe pse nuk përmend drejtpërdrejt emrin e kryeministrit si urdhërues, gazetari nënkupton se Rama ka qenë në dijeni dhe nuk ka vepruar për të ndaluar këtë “çmenduri”.

Në thelb të denoncimit të tij, Baze lë të kuptohet qartë se pas Manjës dhe makinës së përndjekjes politike, qëndron vetë Edi Rama. Ai e nxjerr kryeministrin si një dorë të padukshme që jo vetëm dinte çdo hap, por e dirigjonte prapaskenën kundër Veliajt dhe atyre që e mbrojnë. “Përpara skandalit të fundit të Ulsi Manjës, që i çoi 30 forca speciale për ta shoqëruar në 250 metra rrugë përballë burgut ku ishte klinika, dëgjova dhe lexova lajme që në fillim mu dukën përpjekje për t’u tallur. Në një prej tyre thuhej se Veliaj nuk është i sëmurë por do shkojë në spital se do të takojë Mero Bazen. Këtë e boton portali i një fundërrine që mburret gjithë ditën që pi kafe me Dumanin dhe Olsi Dadon si dhe një TV që është sekuestruar ngaqë pronari është trafikant droge, por qeveria dhe Ulsi Manja nuk guxon të shkojë t’i marrë çelësat dhe pas vendimit të Gjykatës së Lartë.

Ky pra, që i dërgon 30 policë një ish-kolegut të tij në burg për ta terrorizuar, Ylli Ndroqit nuk guxon t’i çojë një përmbarues t’i marrë çelësat e pronave që i ka sekuestruar shteti, për të mos thënë që bën pazare me të. Pas aksionit, disa miq të mi më thanë se jo vetëm Ulsiu, por dhe Olsi Dado, ishte bërë gati të më “arrestonte” po të më gjente në spital. Pastaj më thanë se vet Ulsiu ja ka raportuar këtë kryeministrit dhe disa ministrave se “ishte e detyruar të çonte forcat speciale” se ai do takonte Mero Bazen. Vetëm unë nuk e dija që Veliaj do shkonte në spital dhe që unë do shkoja ta takoja. Kjo çmenduri e ushqyer nga mashtrues ordinerë, që për fat të keq janë dhe ministra, vjen e gjitha nga fakti që janë vegla të një mekanizmi persekutimi politik ndaj një njeriu të pafajshëm, tashmë që është në burg dhe shpikin arsye pse kanë mobilizuar forca policore.

Unë as kam bërë ndonjë kërkesë të takoj Erion Veliajn dhe as më duhet ta takoj, se nuk kam ndonjë hall për të sqaruar me të. Shokët dhe miqtë e tij në qeveri, po i ka marrë malli, le t’i marrin leje Ulsiut. Por shpifje të tilla për të justifikuar linçimin ndaj tij, janë të neveritshme dhe burojnë nga ligësia e epsheve të pushtetit ndaj një njeriu që tani është në burg”, shkruan ndër të tjera Baze.

Rama do ketë fatin e Sanader?

Gjithashtu, gazetari publikoi një artikull në median e tij, i cili duket si një mesazh i koduar për kryeministrin. Në të, ai paralajmëron për pasojat që sjell përfundimi i papritur i mburojës politike, duke sjellë në vëmendje rastin e ish-kryeministrit kroat, Ivo Sanader. “Ky burri me qese në dorë dikur ka qenë politikani më me ndikim në Republikën e Kroacisë. Ka qenë kryeministër. Ka qenë i përkëdhelur nga bashkësia ndërkombëtare. Ka qenë i mirëpritur në Bruksel dhe në kryeqytete të tjera të rëndësishme të Europës.

Më 2009 dha dorëheqje papritur. Në dhjetor 2010 iku nga Kroacia, por aventura e tij zgjati vetëm 24 orë: u arrestua në autostradë afër Salzburgut në Austri. Gati 15 vite kanë kaluar që atëherë. Burri me qese në dorë, i njohur si Ivo Sanader, doli sot nga burgu. Deri tani, si në paraburgim, ashtu edhe me vendime gjyqësore, ka kaluar në burg gati 10 vjet.” Baze le të nënkuptohet se askush nuk është i paprekshëm, sado i fuqishëm të duket sot. Madje fatin e tij mund ta pësojnë dhe Rama.

Baze dhe Berisha në të njëjtën linjë

Nga ana tjetër kreu i PD, Sali Berisha u shpreh dje publikisht para ambienteve të SPAK se Veliaj është vizituar në burg nga Ulsi Manja dhe një biznesmen i klanit “Troplini”, duke e kërcënuar. Berisha tha se Veliajt i është thënë se po foli e pëson gruaja, fëmija dhe gjithë pjesëtarët e familjes. “Rasti i Ilir Metës është rast që ju nuk mund ta imagjinoni. Vetëm pse ka dhënë një intervistë i heqin 10 ditë të drejtën e çdo komunikimi, sikur të ishin Stalinistë apo nazistë. Shkojnë tre familjarë, motra me fëmijët dhe njërit nga fëmijët i thonë, jo se lejohen vetëm tre. Dhe raste të tjera. Plus që është absolutisht, ta dijë çdo shqiptar, pa asnjë fakt në dosje. Nuk mbroj njeri që ka fakt penal. Për Erion Veliajn, çështja është siç e patë ju, dëshmitarët njëri pas tjetrit, pasi kanë kaluar në zyrën e Ramës, nuk e di, por kjo të provojë, ta hetojnë, kanë bërë dëshmira, të cilat faktojnë për mua, faktojnë të vërtetën e vjedhjeve të tmerrshme që kanë bërë.

Me Erion Veliajn janë sjellë në mënyrën më të papranueshme. Dhe të jeni të sigurtë, që për Erion Veliajn kam konsideratën më të keqe. Por tani është seç është, por të drejtat e tij nuk mund të përcaktohen nga vullneti im. Të drejtat e tij janë të drejtat e një qytetari të garantuar me ligj dhe kushtetutë. Që të marrë Edi Rama, zyra e shtypit dhe të botojë statuse të pashkruara nga Erion Veliaj, kjo mund të ketë ndodhur në proceset më të zeza të kohës së sigurimit të shtetit. Çfarë nevoje kishte të shkruante statuse se Olsi Dado është i tillë dhe atillë, dhe Altin Dumani është heroi siç donte Edi Rama, në një kohë kur ai ishte i zhytur. Ju e patë vetë që paratë binin si nga qielli. Çfarë nevoje kishte ta bënte këtë? Ua them unë, kishte nevojë se Edi Rama donte me çdo kush të zemëronte gjykatësit dhe prokurorët me të dhe ta mbante aty ku është. Kjo për mua është shumë e dënueshme, sepse kjo përbën vepër penale në vetvete. E dyta, thuhet që e kanë keqtrajtuar.

Vizita e Ulsi Manjës. Në këtë vizitë Ulsi Manja është shoqëruar nga një biznesmen. Të gjitha të dhënat janë se, biznesmeni ka qenë përfaqësuesi kryesor i klanit “Troplini” të cilët i çojnë, ua kanë dërguar dhe të tjerëve për ti dhënë ultimatum që, po fole këto pëson gruaja, këto pëson fëmija, këto pëson gjyshja, këto pëson gjyshi dhe me radhë. Edhe kjo është një akt absolutisht i papranueshëm dhe i dënueshëm. Këto qëndroj unë për këto dhe më vjen mirë që Avokati i Popullit është marrë dhe po merret. Por unë i kërkoj Avokatit të Popullit gjithashtu të shkojë nëpër burgje dhe të shohë një tmerr të pafund”, tha Berisha për mediat.


        
 
Next Post

Atentati ndaj Edi Ramës, flet mjeku i parë që pa plagët e rënda të Edi Ramës në ’97, si e goditën me leva për ta…

Me 450 km/orë, 60-vjeçari amerikan humb jetën tragjikisht. Tentoi të thyejë rekordin e shpejtësisë në garën e Utah

VIDEO/ Daku udhëheq Rubin Kazanin, dopietë dhe show i sulmuesit kuqezi

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In