• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Diaspora

VIDEO/ Mijëra qytetarë mblidhen në Prishtinë kundër “padrejtësive” në Hagë, kërkojnë lirimin e krerëve të UÇK-së

07/08/2025
in Diaspora
        
 

Mijëra qytetarë janë mbledhur të enjten në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të protestuar kundër asaj që e quajnë padrejtësi nga Gjykata e Hagës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Protesta, e thirrur nga veteranët, ka mbledhur pjesëmarrës nga të gjitha trojet shqiptare, përfshirë edhe qytete të Maqedonisë së Veriut.

Protesta synon të shprehë pakënaqësinë ndaj procesit gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Profesori Arsim Bajrami, në një intervistë për mediat, theksoi se në Hagë po gjykohet “historia e Kosovës dhe procesi i shtetndërtimit”. Sipas tij, në vend të veteranëve, në protestë do të duhej të ishte shteti i Kosovës.

Ndërkohë, bashkëshortja e Jakup Krasniqit, e cila i ishte bashkuar protestës, u shpreh se “në emër të popullit duhet të ketë gjykim lirues”. Ajo shtoi se është populli që vendos për çlirimtarët dhe jo gjykatat.

Vasfije Krasniqi, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës, gjithashtu ishte pjesë e protestës. Ajo e cilësoi atë si një “mënyrë për të mbrojtur vlerat tona kolektive”. Për të, vlera e UÇK-së nuk ka ndryshuar asnjëherë dhe shprehu krenarinë e saj për këtë ushtri.

Protestës i janë bashkuar edhe figura të tjera publike, si ish-kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, dhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi. Ky i fundit e quajti protestën “gjithëpopullore” dhe theksoi se lufta e UÇK-së ishte “e drejtë, e pastër dhe e kulluar”.

Protestuesit kanë mbërritur në Prishtinë me autobusë nga qytete të ndryshme si Gjilani, Peja, Prizreni, Istogu e Suhareka. Ata kërkojnë lirimin sa më të shpejtë të ish-krerëve të UÇK-së, duke i cilësuar ata si heronj që kanë sakrifikuar për lirinë e shqiptarëve.

Në shesh janë dëgjuar këngë patriotike, duke i dhënë protestës një dimension emocional dhe simbolik.


        
 
Next Post

Nga telefonatat, te ‘fshehja’ e rezultateve të analizave! Zbardhen ankesat e Metës dhe Veliajt në burg

Tone skandaloze vetëlavdëruese të "babait" të draft Kodit të ri Penal Arben Rakipi: "Jam model për t'u ndjekur"! Tregon se si ndikon në sistemin e drejtësisë me karakterin e tij

VIDEO/ "Na është rrezikuar identiteti dhe dinjiteti"! Ali Ahmeti: Jemi këtu si një trup, për të kërkuar liri për çlirimtarët

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved