Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se takimi i tij me presidentin Vladimir Putin do të zhvillohet në Alaska, të premten e 15 gushtit.
“Takimi shumë i pritur midis meje, si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe Presidentit Vladimir Putin, të Rusisë, do të zhvillohet të premten e ardhshme, më 15 gusht 2025, në Shtetin e Madh të Alaskës. Detaje të tjera do të bëhen të ditura më vonë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, shkruan Trump në aplikacionin °Truth Social°.
Nga ana tjeter presidenti rus Vladimir Putin, ka nisur konsultimet me aletatët e tij. Ai ka telefonuar homologun e tij kinez Xi Jinping per ta informuar atë mbi bisedimet me SHBA-n, ndjekur me pas nga Kryeministri Indian Narendra Modi dhe aleati i ngushtë Alexander Lukashenko, Presidenti i Bjellorusise.
Trump, ultimatumi i të cilit ndaj Putinit për t’i dhenë fund konfliktit ka skaduar, ka qenë gjithashtu i kujdesshëm në deklaratat e tij të fundit.
Kur u pyet nëse do ta mbajë premtimin e tij për të vendosur sanksione të reja ndaj Moskës, u pergjigj se kjo do të varet nga Putini.
Aludimet për një takim ballë për ballë mes Putinit dhe Trumpit u bënë më serioze pas vizitës në Moskë më 6 gusht nga i Dërguari i Posaçëm amerikan, Steve Witkoff, vizitë që Shtëpia e Bardhë e përshkroi si me rezultate “më të mira sesa pritej”.
Moska ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se do të preferonte një zgjidhje të shpejtë dhe paqësore të konfliktit, në mënyrë që të adresohen çështjet thelbësore të saj. Sipas zyrtarëve rusë, pengesat për paqen përfshijnë kërkesat jorealiste të Ukrainës dhe angazhimin e aleatëve evropianë të Kievit për të vijuar furnizimet me armë.