• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, August 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Prapaskenat e samitit për Ukrainën, Trump: Do të duhet hequr dorë nga disa territore! Evropianët shtyjnë për ‘zgjidhjen koreane’

August 14, 2025
in Aktualitet, Debat
        
 

Në videokonferencën e djeshme, Donald Trump, sipas të dhënave jozyrtare, ka pranuar dy kërkesat kryesore të paraqitura nga Volodymyr Zelensky dhe liderët evropianë. E para: do të jenë vetë ukrainasit ata që do të vendosin për fatin e territoreve të tyre të pushtuara. E dyta: amerikanët janë të gatshëm të ofrojnë, së bashku me evropianët, garancitë e sigurisë për ta mbrojtur Ukrainën nga sulmet e ardhshme.

Këto janë rezultatet politike më të rëndësishme, të cilat tani do të duhet të verifikohen në praktikë, duke filluar pikërisht nga samiti i shumëpritur i nesërm mes presidentit amerikan dhe Vladimir Putin.

Liderët evropianë kanë rënë dakord për një plan me pesë pika, të cilin më pas ia kanë paraqitur presidentit të Shteteve të Bashkuara. Me një parathënie metodologjike: roli i amerikanëve mbetet thelbësor për të testuar synimet e vërteta të Putinit. Trump dhe evropianët, pra, janë pajtuar për hapin e parë: “Asnjë negociatë për Ukrainën, pa Ukrainën”. Së dyti: nuk diskutohet për kufijtë nëse Zelensky nuk është në tryezë. Së treti: bisedimet duhet të nisin nga linja e frontit në terren. Së katërti: çdo lëshim ndaj Rusisë duhet të balancohet me garanci të forta mbrojtjeje ushtarake për Kievin. Së pesti: duhet mbajtur lart presioni mbi Moskën përmes sanksioneve.

Lideri ukrainas ishte ndër të parët që mori fjalën. Zelensky, me shumë kujdes, paralajmëroi presidentin amerikan: Putini po përpiqet vetëm të fitojë kohë; ai nuk dëshiron vërtet paqen, përveçse nëse marrëveshja përfundon në një dorëzim të pakushtëzuar për Ukrainën. Të gjithë, nga presidenti francez Emmanuel Macron te Giorgia Meloni, kanë këmbëngulur në nevojën për të planifikuar që tani një tjetër samit, këtë herë me praninë e Zelensky-t dhe, pse jo, të evropianëve.

Spekulime qarkulluan gjithashtu në periferi të telefonatës. Lideri ukrainas ka ripropozuar “Romën”, pa specifikuar nëse i referohej kryeqytetit italian apo Vatikanit. Kancelari gjerman Friedrich Merz ka përmendur Gjenevën. Por diskutimi ka mbetur sipërfaqësor: ndërkohë duhet parë se si do të shkojë samiti i gushtit.

Përpjekjet e diplomacive po përqendrohen te çështja territoriale. Edhe dje, Trump ishte i prerë: Kievi duhet të përgatitet të heqë dorë nga një pjesë e territorit kombëtar. Është kjo një perspektivë e pranueshme për Zelensky-n? Përgjigjja zyrtare është “jo”.

Por disa vende, ndër të cilat Gjermania, Polonia dhe pjesërisht Italia, po eksplorojnë një rrugë tjetër. Kancelari Merz ka folur për një orë për këtë në takimin dypalësh me Zelensky-n. Ideja është që të përjashtohet në çdo rast njohja formale (“de jure”) e kalimit të rajoneve ukrainase nën Rusinë. Pa përjashtime: as për Krimenë, as për pjesën e Donbass-it të pushtuar nga ushtria e Putinit, e aq më pak për distriktet që ende janë nën kontrollin ukrainas dhe që Putini i pretendon. Mund të arrihet, në vend të kësaj, në ngrirjen e vijës së frontit, me një armëpushim të qëndrueshëm. Pra, zgjidhja koreane, e përmendur disa herë edhe vitet e shkuara. Në këtë rast, Zelensky nuk do të ishte i detyruar, siç parashikon Kushtetuta, të thërrasë një referendum për të sanksionuar dorëzimin e territoreve dhe mund të ushqente shpresën, edhe pse të vakët, për t’i rikuperuar ato një ditë, në epokën pas-Putinit. Kjo sakrificë, megjithatë, do të duhet të kompensohet me garanci të mëdha sigurie./Corriere della sera


        
 
Next Post

Protesta të dhunshme në rrugët e Beogradit, mbështetësit e Vuçiç përplasen me protestuesit

Zjarret, Rama: Situata e përmirësuar falë sakrificave e mundimeve, neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin

Propozimi i Ramës/ Spahiu: Edhe SHBA parashikon burgim të përjetshëm për zjarrvënësit!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In