• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, August 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Bota

Tha se Jeffrey Epstein e njohu me Donald Trump, Zonja e Parë e SHBA kërcënon me padi prej 1 miliard dollarësh djalin e Joe Biden

August 14, 2025
in Bota
        
 

Melania Trump ka kërcënuar se do të padisë Hunter Biden, djalin e Joe Biden, për 1 miliard dollarë pasi ai nënkuptoi se Jeffrey Epstein e prezantoi atë me presidentin aktual të SHBA-së.

Avokati i Zonjës së Parë të SHBA-së kërkoi që Hunter Biden “të tërheqë menjëherë deklaratat e rreme, shpifëse, përçmuese dhe provokuese” që bëri për Melania Trump në një intervistë në emisionin e tij në YouTube “Channel 5 me Andrew Callaghan”.

“Mosrespektimi i rregullave nuk do ta lërë znj. Trump pa zgjidhje tjetër veçse të ndjekë të gjitha të drejtat dhe mjetet ligjore në dispozicion për të rikuperuar dëmin e madh financiar dhe të reputacionit që i ka shkaktuar”, shkroi avokati Alejandro Brito në një letër të datës 6 gusht drejtuar djalit të ish-presidentit dhe avokatit të tij.

“Duke pasur parasysh historinë tuaj të gjatë të shfrytëzimit të emrave të të tjerëve – përfshirë mbiemrin tuaj – për përfitime personale, është e qartë se keni publikuar këto deklarata të rreme dhe shpifëse për znj. Trump për të tërhequr vëmendjen mbi veten tuaj”, shprehet avokati i Melania Trump në padi.

Gjatë një interviste me regjisorin Andrew Callaghan të publikuar në fillim të këtij muaji, Hunter Biden pretendoi se dokumentet e papublikuara në lidhje me Epstein do të “implikonin” presidentin Trump.

“Epstein e prezantoi Melanian me Trumpin – lidhjet janë kaq të gjera dhe të thella.” , tha Hunter Biden.

Letra ligjore e Melanians vjen pas disa javësh presioni mbi Shtëpinë e Bardhë për të publikuar të ashtuquajturat dosjet Epstein, dokumente të pazbuluara më parë që lidhen me hetimin penal kundër pedofilit të dënuar.

Përpara se të rizgjidhej, Trump tha se do t’i publikonte të dhënat nëse do të kthehej në detyrë, por FBI-ja dhe departamenti i drejtësisë thanë në korrik se nuk ekzistonte asnjë listë klientësh “inkriminues” të bashkëpunëtorëve të Epstein.


        
 
Next Post

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Pas zjarreve, Greqia goditet nga tërmeti

Pse këtë vit kemi zjarre më shkatërruese?

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In