Ish-ambasadori i famshëm, Gim Nesho, ka folur për takimin e shumëpritur Trump-Putin që do të mbahet në Alaskë ditën e sotme.
Ambasadori tha se nuk i dihet se ç’duhet pritur nga ky takim, pasi edhe vetë Trump tha se do ta kuptojë menjëherë sapo të nisë! Megjithatë ambasadori dha disa konsiderata të përgjithshme rreth këtij takimi, gjatë një interviste televizive.
“Ajo që pritet në samitin e Alaskës, askush s’e di. Trump deklaroi se do ta kuptojë menjëherë se si do të jetë predispozita. Rusët duan të fitojnë thyerjen e embargos ndërkombëtare nga Perëndimi pas luftës së Ukrainës. Secila palë kërkon të fitojë sa më shumë në aspektin e politikës së jashtme. Rezultati pozitiv, është çështja e akordimit SHBA-Rusi për një armëpushim, kërkesë kryesore e BE-Ukrainë, armëpushim pa kushte. Garancitë e Perëndimit për Ukrainën, që Rusia t’i pranojë. Premisat janë që vetë DASH, ka marrë masat q ky samit të mos përdoret nga njëra anë, të mos spekulohet që Rusia është fituese në samit, përfshirë inteligjencën e dinakërinë e nënpunësit të KGB-së.” – u shpreh, mes të tjerash, Nesho.