• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, August 21, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Në përpjekje për të kuptuar “triumfin” e “trampistëve” shqiptarë në Ukrainë

August 19, 2025
in Blog

Mero Baze

Ka një ngazëllim popullor, sidomos tek disa “proamerikanë” të orëve të fundit në SHQUP, rreth asaj që ata e konsiderojnë si “vënie në rresht” të liderëve evropianë nga presidenti Trump. Është një perceptim që, në fakt, nuk i ka mërzitur liderët evropianë, as ka lumturuar vetë presidentin Trump, por në mendjet e “trampistëve” shqiptarë, kjo vënie në rresht e liderëve evropianë ka shkaktuar një triumf të pakuptimtë mes tyre. Gati gati u duket sikur kanë marrë pushtetin.

Nuk kam ndonjë kompetencë të gjykoj se çfarë do të bëhet me procesin e paqes në Ukrainë, por e ndjej që lufta do të jetë e gjatë. Përpjekjet e presidentit Trump për t’i ulur në tryeza të ndara Rusinë, evropianët dhe Ukrainën janë një lajm i mirë për botën, së paku sepse tregojnë se po përpiqet të ruajë një rend botëror që është plasaritur rëndë.

Por nuk dua të merrem me këtë çështje, sepse nuk jam aq i zoti për të analizuar, sesa me faktin se evropianët nuk ndihen të vënë në rresht nga Trumpi. Përkundrazi – ndihen të respektuar prej tij, pasi ai e quajti “ditë historike” pritjen e tyre në Shtëpinë e Bardhë, dhe as vetë Trump nuk dëshiron t’i shohë si ushtarë – përkundrazi, po i përdor si mekanizëm presioni ndaj Rusisë.

Ndaj nuk kuptoj pse ky ngazëllimi i “trampistëve” tanë, që Trumpi qenka duke e futur Evropën në rresht për ta bindur për konfliktin Rusi–Ukrainë, përjetohet si triumf nga këta tifozë vendas.

Deri tani, këta e kanë urryer SHBA-në sepse i ka shpallur “non grata” Sali Berishën. E kuptoj emocionin e tyre. E kuptoj edhe dhimbjen që Berisha po u merr dhe lekët e fundit të selisë për të paguar lobistë amerikanë, me një faturë që mund t’i ketë kaluar tashmë 20 milionë dollarë – dhe ky Trumpi, zemërgur, akoma nuk po bën gjë.

Pra, e kuptoj që këta e adhurojnë Trumpin me shpresë se do të jetë shpëtimtari i nderit të udhëheqësit të tyre, por nuk e kuptoj pse e përjetojnë si triumf faktin që Trumpi paska poshtëruar, sipas tyre, liderët evropianë. Sepse liderët evropianë nuk ua kanë shpallur “non grata” udhëheqësin e tyre, për të cilin ata urrejnë gjithë botën.

Përveçse zbulojnë një lloj adhurimi të fshehtë për Rusinë në konfliktin me Ukrainën – çka i shkon më shumë pjesës sovjetike të PS-së dhe jo asaj të PD-së – nuk besoj se ka ndonjë përfitim tjetër nga ky emocion triumfal.

Akoma më absurd më duket fakti që ata adhurojnë superpushtetin e presidentit Trump. Dhe është e vërtetë që presidenti i SHBA ka një superpushtet në botë, pasi është njeriu i parë i saj. E ka çdo president amerikan, qoftë ai një idiot, qoftë gjeniu më i madh i globit.

Por këta adhurues të superpushtetit të presidentit të SHBA, në Shqipëri, nuk janë nga ata që vënë njerëz në rresht, por janë njerëz të vënë në rresht nga një plak i rrjedhur, për hallin e tij. Dhe si të tillë, adhurimi i tyre për udhëheqësit e fortë që vënë të tjerët në rresht, nuk i bën palë me Trumpin, por me ata të tjerët, që sipas tyre “janë vënë në rresht”.

I gjithë ky triumfalizëm pa shkak, në të vërtetë reflekton justifikimin e tyre për faktin që janë vetë të vënë në rresht pas një plaku, dhe se duhet të adhurojnë ata liderë që fusin njerëzit në rresht. Nëse është kështu, atëherë kanë shpresë: ka 13 vjet që i ka vënë në rresht Edi Rama, dhe nuk dihet sa zgjat akoma kjo gjë që i bën kaq të lumtur.

Next Post

Kërcënohet me jetë për shkak të detyrës botuesi i News24 dhe Panorama Group

Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës drejt fundit: Po punohet për ndërtimin e stacioneve,

VIDEO/ Mos qeshni se nuk bënë shaka! Pilinçi i "tregon vendin" Trumpit: I them presidentit të Amerikës të dëgjojë mirë se më njeh, unë jam republikan para teje

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved