• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, August 21, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Ndryshon mendje Mond Spaho në pleqëri: Nuk mund të ketë organizim në PD, kur në krye vendoset mjeshtri i ç’organizimit! Ngopemi me lugë bosh

August 20, 2025
in Aktualitet

Deputeti demokrat, Edmond Spaho ka reaguar ndaj Ilir Alimehmetit, i cili kërkoi riformatim të partisë pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 11 majit.

Në një postim në rrjete sociale, Spaho thotë se PD thjesht ka nevojë që të organizohet, një proces që sipas tij, i mungon prej 10 vitesh.

Ai bën një krahasim me vitin ’92, teksa thotë se kryetarët e degëve ishin me shkollë të lartë, ndërsa sot “nuk janë as me arsim 8-vjeçar”.

Spaho shton gjithashtu se nuk mund të ketë organizim në parti ndërsa në krye vendoset ‘mjeshtri i ç’organizimit’.

Reagimi i plotë i Spahos:

I dashur Ilir!

Nuk e kuptoj këtë termin riformatim. Çfarë do të thotë? Duket si tjetërsim, apo modernizim përtej asaj që mund të bëjmë.
Njerëzve të thjeshtë u krijohet përshtypja sikur kush e di se çfarë do të ndodhë. Do shpikim rrotën.

Sipas meje, PD ka nevojë thjesht të organizohet, sepse prej rreth 10 vitesh vetëm është ç’organizuar.

Sot në degë nuk kemi struktura, nuk kemi drejtues dhe kemi pak anëtarë. Ngopemi me lugë bosh.

Është për të ardhur keq, por nëse në vitin 1992 çdo kryetar seksioni ishte me shkollë të lartë, sot një pjesë nuk i kemi as me arsim 8-vjeçar. Me këta përpiqemi t’i bindim qytetarët se jemi alternativë dhe duhet të na votojnë ne.

Gjithçka në degë është vullnetare dhe pa financim, sikurse nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e kësaj partie, madje as në vitet më të vështira të saj.

Nuk mund të ketë organizim kur në krye të punëve vendos mjeshtrin e ç’organizimit. Ky quhet ç’organizim i organizuar.

Së dyti, nuk kuptoj këtë hapjen. PD ka që nga viti 1997 që është shqyer duke u hapur. Kaq shumë jemi hapur prej vitesh sa na dhembin këmbët. PD nuk ka nevojë as për hapje e as për mbyllje, refren të cilin e dëgjojmë çdo katër vjet kur humbim zgjedhjet.

Ilir, PD ka nevojë vetëm për një gjë: për garë të ndershme zgjedhore brenda saj, të pa manipuluar dhe të pa paracaktuar.

Kur të arrihet kjo, njerëzit do të afrohen në PD dhe ajo do të bëhet e aftë të konkurrojë PS-në dhe të fitojë ndaj Edi Ramës.

Next Post

VIDEO/ "Ai është dikush që…"?! Donald Trump si Berisha... amerikan, nuk njeh presidentin finlandez që i ka vajtur në zyrë!

Salvini shpërthen ndaj Macron: Të shkojë vetë të luftojë kundër Rusisë, nuk i dërgojmë bijtë tanë në luftë!

Donald Trump “kërcënon” Putin: Ka për ta parë, nëse nuk pranon marrëveshjen e paqes..

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved