• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, August 23, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Rama kritikon gjyqtarin Demiri: Nuk do të tolerojmë vendime kundër interesit publik

August 22, 2025
in Aktualitet

Në një reagim publik, kryeministri Edi Rama ka vënë në shënjestër gjyqtarin Klarent Demiri, pas vendimeve të tij për të penguar ekzekutimin e çlirimit të një toke të zënë në mënyrë të paligjshme. Rama u shpreh se Demiri ka marrë jo një, por dy vendime të tilla, duke u shquar si gjyqtari i parë që bie hapur ndesh me interesin publik dhe programin e qeverisë për hapësirat publike.

Kryeministri theksoi se qeveria nuk do të qëndrojë më “as në heshtje, as duarlidhur” përballë gjyqtarëve që, sipas tij, keqpërdorin pavarësinë për të penguar pushtetin ekzekutiv dhe projektet në interes të qytetarëve.

Ai paralajmëroi se rasti i gjyqtarit Demiri do të ndiqet në të njëjtën mënyrë si ai Gjelit dhe Balliut, duke iu drejtuar organeve të pavarura të kontrollit të gjyqësorit. Rama shtoi se pret nga këto institucione të dalin nga “zona e komfortit”, duke treguar përkushtim dhe kurajë në zbatimin e Reformës në Drejtësi.

“Çfarë duhet të ketë ngrënë gjykatësi Klarent Demiri kur ka marrë vendimin për të penguar ekzekutimin e vendimit të çlirimit të kësaj “toke të xanun”? Dhe nuk ka marrë një, po dy vendime të tilla, duke u shquar si i vetmi gjykatës deri tani që i ka rënë ndesh haptaz interesit publik, interesit të komuniteteve për çlirimin e hapësirave të tyre publike dhe zbatimit të programit të qeverisë në dobi të qyteteve e në funksion të Shqipërisë 2030 në BE.

Një gjë është pak po e sigurtë, ne nuk do ta tolerojmë më as në heshtje, as duarlidhur asnjë përfaqësues të pushtetit të pavarur gjyqësor, që pavarësinë e tij do ta keqpërdorë për të cënuar pavarësinë e pushtetit ekzekutiv, duke penguar përmes shpërdorimit arbitrar të detyrës së tyre zbatimin e programeve, projekteve apo vendimeve në interes të publikut

Edhe për gjykatës Demirin do t’i drejtohemi organeve të pavarura të qeverisjes e të kontrollit të gjyqësorit, njësoj si për Gjelin dhe për Balliun, duke vazhduar të shpresojmë se këto organe jetike për mirëqeverisjen e gjyqësorit do të dalin nga zona e komfortit ku janë rehatuar, ndërkohë që Reforma në Drejtësi kërkon në radhë të parë përkushtimin, profesionalizmin e kurajon e tyre”, shkruan Rama.

Next Post

Përpjekja e Berishës për të fshehur konfliktin me Rugovën. Si përdori Demaçin dhe studentët në Prishtine kundër tij

Kreshnik Spahiu "zbulon" pse SHBA nuk dërgon ambasador në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi

Bardhi e akuzoi për vilë 760 mijë euro të padeklaruar në Gji të Lalzit: A është Flamur Noka ish-ministri që po hetohet nga SPAK?

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved