Arbër Veliaj përsëri në SPAK, këtë herë me një zarf me dokumente në duar. Sipas burimeve, gjatë dhënies së shpjegimeve ditën e djeshme, Veliaj ka shprehur nevojën për t’i vënë në dispozicion prokurorëve disa dokumente në mbështetje të deklarimeve të tij.
Vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ishte dje për herë të parë në SPAK. Për pesë orë me radhë ai u pyet në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të hetimit të SPAK ndaj të vëllait, kryebashkiakut, dhe kunatës së tij, Ajola Xoxa.
Në dalje, Arbër Veliaj tha se ishte paraqitur vullnetarisht, ndërkohë që sot ka vënë në dispozicion dokumente në mbështetje të deklaratave të djeshme.