• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 19, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Flamengo” vishet me Prada!

June 9, 2026
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Dje në mbrëmje, në bulevard, njëri nga ata të PD iu afrua, me kapele, tjetrit të PD. Edhe ai me qeleshe dhe shqiponjë.

-Tani po, të njoha, por mos trego.

Turma e protestës rrotull bluante parulla ekstravagante.

-Ke parë të tjerë, mo, këtej nga tanët?

-Kam parë, kam parë, por ule zërin. Të gjithë këtej rrotull jemi, por me veshje tjetër…

Protesta e ‘Flamengove’ u vesh nëPrada. Filmi komedi i njëzet vjetëve të shkuar, me MerylStreep, AnnaHathaway, EmilyBlunt, StanleyTucci… Herë pas here na shfaqet e njëjta pamje, deja vu, kur përmes dhe për një veshje njeriu bën pakt me djallin.

Më në fund, politikanë të PD dhe bijëzave të PD, u afruan me protestën e ‘Flamengove’. U afruan duke deklaruar se ‘nuk afrohemi’, dhe ky ishte impakti i parë me djallin. Thanë se jemi ‘tjetër gjë’, domethënë nuk jemi kundër investimeve, por në fakt futen në protestë të fshehur pas qeleshesh e imitimit, si djalli i veshur me Prada. Nuk mund të tregojnë dot fytyrën e vërtetë, sepse atëherë edhe njerëzit e mashtruar sikur ‘kemi fytyrë të re proteste’, do të arratiseshin. Këta që dalin në protestë për Shqipëri të re, e kanë djegur dhe e kanë lënë pas vendin tonë, në dekada. Po kërkojnë të kthehemi te gropa e madhe.

Qysh prej ditës së parë, gjer më sot qëështë e dhjeta, protesta e Flamengove ka ndërruar veshje, fytyrë, mjete, qëllime…, derisa ka ardhur në ditën e tanishme. Në ditën e dhjetë po flasin për ‘parti politike’, jomë zogj fluturakë. Domethënë kërkojnë pushtet. Padroni, që në momentin kur lëshoi rulotën, e kishte këtë projeksion. Mesazhet që u erdhën nga kryeqytete ballkanike, të transkriptuara prej më larg, u thanë:

-Rekrutoni figura të besueshme që të flasin.

-Kujdes me edukatën, pastroni pisllëqet që bëni në rrugë.

Dy të parat nuk bëheshin, hëpërhë. E treta, bëhet sipas urdhrit qendror, nuk i dihet se ku. Por këta janë që kanë bërë pis pa pushim. Miku im ka në lagjen e tij disa nga këta, fiks këta që vërviteshin rrugicave.

‘Gjithnjë mblidhen pesë a gjashtë dhe nuk pushojnë deri në mesnatë’.

Atë natë u shfaq një grua e nervozuar, në ballkonin e katit të tretë, mbi ta. “Pushoni!’, thërriti. U hodhi kovën me ujë; atëherë u shpërndanë.

Në protestë kanë një disiplinë tjetër, të imponuar nga jashtë tyre.

Të gjithë i fshihen njëri tjetrit, edhe vetvetes. Paktin me djallin e bëjnë për çdo ‘veshje’, jo vetëm me Prada por edhe me Gucci dhe me qeleshe.

Kur e nisën, ishin me ‘Pelikanë’, veshur me ngjyrat nga e bardha deri te e kuqja. Shtegtarë të distancave të shkurtra.

I lanë pas pelikanët, nuk ia vlente. S’ka pushtet me pelikanë, këtu vrisnin qentë diku dhjetë vite më parë.

Veshja e flamengos u duk si më e përshtatshme, si nga atje ashtu edhe nga brenda. Flamengon e bënë simbol, edhe pa e njohur e pa e ditur. E lanë edhe këtë.

U fokusuan rreth politikës dhe ligjëruan për ‘dorëheqje’. Kërkojnë vetëm ‘heqje’; sa për dhënie ofrojnë vetëm akronimin ‘TQR’. Formulimi ‘qeveri kujdestare’, u pëlqeu edhe atyre të PD-së. Veçse ata kanë si kusht që të mos i njohë njeri. Duhet veshje ‘djalli’.

Në ditën e dhjetë ligjëruan fjalë për ‘parti politike’. Emri i Partisë do të kthehet te komunizmi i vitit 1952 me emrin ‘Kinostudio Shqipëria e Re’. Siç kishin adoptuar parullën e Ballit Kombëtar “Shqipëri e shqiptarëve/ Vdekje tradhtarëve”. Domethënë ‘vdekje shqiptarëve’. Por në fakt do të jenë parti të vjetra, që nga vitet 40 të shekullit tç kaluar. Mes tyre PD.

Në ditët që vijnë do të shikojmë kush do t’i veshë për pushtet, në cilën kompani mode. Një gjë është e sigurt, synimi shkatërrimtar i vendit dhe vepra antikombëtare e tyre, pavarësisht se nën ç’farë veshjeje./ Nga Frrok Çupi


        
 
Next Post

Protesta/ “E vërteta, gjëja më patriotike”! Rama: Nëse e fsheh atë, je skuth e manipulator!

Protestat kundër projektit në Zvërnec, senatori demokrat Bernie Sanders: Shikoni oligarkinë globale në Shqipëri

Rama i përgjigjet Bernie Sanders: Shqipëria nuk është "rresht" në debatet politike amerikane

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In