• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 25, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

E paralajmëroi priza.al/ Përmbaruesit ndërkombëtare bllokojnë asetet e shtetit për naftën që vodhi Alban Peza me Damian Gjiknurin dhe një pyetje publike për SPAK: “Kunati i narkotrafikantit do të jetë kreu i ri i BKH?”

August 24, 2025
in Dosja X

Shqipëria humbi gjyqin ndaj Kompanisë GBC OIL e cila u shkul me dhunë nga Shqipëria dhe toka e saj naftënxjerresë nëpërmjet manovrave përmbarimore, me bekimin e Damian Gjiknurit i kaluan Alban Pezës dhe kompanisë Anio Oil.

GBC, e cila tashmë përfaqësohet nga një ndër kompanitë më prestigjioze në botë “Omni”, fitoi një arbitrazh prej 13 milionë dollarësh kundër Shqipërisë në vitin 2020 nga gjykata e arbitrazhit IÇ në Zvicër. Gjoba kundër Shqipërisë u rikonfirmua në shkurt të këtij viti nga Gjykata Federale e Uashingtonit. “Kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj që kur gjykatësja i distriktit amerikan Loren L. AliKhan konfirmoi vendimin në një vendim në mungesë dhe më shumë se 3.5 muaj që kur ky vendim iu dorëzua zyrtarisht Shqipërisë,” argumentoi Omni Bridgeway me një deklaratë të shkurtër për gjykatën.

Financuesi thotë se pavarësisht se ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të njoftuar Shqipërinë për vendimin, ende nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë. “Kjo do të thotë se është koha që gjykata të na lejojë tpë fillojmë sekuestrimin e aseteve të Shqipërisë,” argumentoi Omni Bridgeeay.

“Të paditurit (qeveria shqiptare) nuk kanë përmbushur asnjë pjesë të vendimit; ata nuk kanë ndërmarrë asnjë hap drejt përmbushjes së vendimit; dhe ata nuk kanë bërë asnjë deklaratë në lidhje me ndonjë plan për të përmbushur vendimin”, thuhet në shkresën drejtuar Gjykatës nga Omni.

“As Republika e Shqipërisë nuk ka miratuar ose propozuar ndonjë legjislacion për të lehtësuar pagesën e vendimit. Mosparaqitja e plotë e të paditurve në këtë procedurë konfirmon se Shqipëria nuk ka plane për të përmbushur vendimin vullnetarisht, as tani as në të ardhmen.”

VENDIMI I GJYKATES

Por si është nga fillimi kjo histori që përfundoi si barrë për xhepat e Shqiptarëve?

Gjithshka nisi për vendburimi i Amonicës, i cili më parë shfrytëzohej nga kompania Phoenix Petroleum Gas dhe vendburimet Cakran-Mollaj dhe Gorisht-Kocul të cilat shfrytëzoheshin nga kompania GBC Oil Company-një pasuese e Transatlantic Albania Ltd. Në dhjetor 2016 kompania JURIMEX e cila kishte si pronar austriako-ruso-çifutin Robert Noëikovski i kërkoi ministrit të Energjisë Damian Gjiknuri dhe Albpetrol hapjen e negociatave për marrjen në shfrytëzim të vendburimeve.

Albpetrol i dërgoi ministrisë së Energjisë për miratim termat e një marrëveshje hidrokarbure për dy vendburimet me kompaninë ‘JURIMEX’. Më 21 korrik 2017, ministria e miratoi kërkesën e Albpetrol për të vazhduar negociatat dhe udhëzoi këtë të fundit që të bënte kërkesë për licensë me marrëveshje në AKBN.

Në të vërtetë JURIMEX nuk është një kompani austriake, por është degë e “Gazprom Neft Novi Sad Nafta Industrije Srbje” me përfaqësues shtetasin Igor Tarasov. Në kushtet kur kompanitë që kishte futur në lojë Damian Gjiknuri nëpërmjet Arjan Tartarit dhe Alban Pezës, rezultuan lidhje dhe investim i drejtpërdrejt rus, administrator i Transoil Group, Shefqet Dizdari bën një notë proteste Gazprom Neft, më parë e njohur si Sibneft që është prodhuesi i tretë më i madh i naftës në Rusi. Nafta Industrija Srbje, shkurt NIS, është kompani serbe nafte dhe gazi, ku Gazprom Neft bleu 51 % të aksioneve në vitin 2012, pas një marrëveshje mes Rusisë dhe Serbisë me vlerë 400 milionë USD.

Në notën verbale e cila i drejtohet zëvendës-drejtorit të përgjithshëm për zhvillimin e biznesit ndërkombëtar të Gazprom Neft, Vladislav Baryshnikov, Dizdari ankohej se në shkelje të etikës dhe të marrëveshjeve të besimit, Tarasov dhe Noëikovsky, po tentojnë ta përfshijnë gjigandin rus të naftës në mënyrë të fshehtë në tregun shqiptar, të ‘kamufluar si kompania austriake ‘JURIMEX’.

Mesa duket, alarmin e rrezikut të penetrimit rus nëpërmjet treshes Gjiknuri-Alban Peza-Arjan Tartari e ngriti as më shumë e as më pak se Charles Mcgonigal i cili ishte në një mardhënie të ligjshme bisnesi me Shefqet Dizdarin.

Këto të fundit i tregtojnë këto licenca në pazar dhe pa asnjë kriter ligjor të gjithë atyre që japin çmimin më të ulët për shtetin dhe ryshfetin më të lartë për drejtuesit e institucionit.

Vlera që kompania Anio Oil & Gas ka ofruar për të drejtat dhe detyrimet, në të ardhmen dhe në të kaluarën e kësaj kontrate, është një vlerë qesharake prej 700,000 USD. Vlen për tu përmendur se fusha e naftës së Ballshit, deri më sot është administruar në pjesën më të madhe të saj nga kompania shtetërore Albpetrol.

Një pjesë e vogël e saj ishte nën administrimin e kompanisë TransAtlantic Albania. Nga ana e saj TransAtlantic Albania kishte akumuluar një bilanc pozitiv ndaj Albpetrolit prej 18,000 ton naftë e kuotuar me çmimin e sotëm prej mbi 5.5 milion USD në këtë fushë të Ballshit. Gjithashtu kjo kompani ka investuar edhe mbi 13 milion dollarë në këtë fushë gjatë administrimit të saj.

E gjithë ky bilanc që sipas kontratës që Albpetrol dhe AKBN kanë firmosur, i kalon tërësisht kompanisë Anio Oil & Gas. Pra kjo kompani, blen një aset nga shteti me 700,000USD që sapo ka firmosur këtë kontratë korruptive, merr menjëherë të drejtat e 18.5 milion dollarëve për këtë vendburim. Ndërkohë që humbja për shtetin është e dyfishtë sepse jo vetëm që shteti humbi në një transaksion të vetëm 17.8 milion dollarë, por gjithashtu thellohet edhe gropa e cila është ndërtuar në arbitrazh ndërkombëtar aty ku shtetit shqiptar i kërkohen 50 milionë dollarë nga ish zotëruesit e fushës. Dhe rreth 21 milionë euro detyrime të papaguara dhe me një rrezik që kjo gropë të shkojë 72 milionë dollarë vijojnë të jenë pa autor. Edhe përse autori ka emër dhe mbiemër. Ai quhet Alban Peza dhe enturazhi i tij.

Edhe përse ka raport nga Kontrolli i Lartë i Shtetit si edhe tashmë kemi një studio ndërkombëtare që po bllokon llogaritë e Shqipërisë për tekat e tij, sërish këto nuk e ndalojnë Alban Pezën që të mbrohet duke thënë se këtë çështje e mbylli në SPAK.

Është totalisht besim tronditëse ndaj organeve të reja të drejtësisë dhe SPAK ne veçanti që një narkotrafikant si Alban Peza i cili përveç burgut borxh që i ka Greqisë për trafik heroine dhe burgut borxh që i ka Shqipërisë për kontrabandë dhe pengamrrje, tashmë po detyron një popull të tërë që të paguajnë miliona euro për matrapazllëqet e tij, që të flasë në emër të SPAK duke thënë se kunati i tij Joni Keta do të jetë drejtuesi i ardhshëm i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Rasti i Alban Pezës i cili tanimë është kthyer në një barrë publike ekonomike duke detyruar të pagujmë miliona euro për matrapazllëqet e tij dhe të Gjikunurit duhet hetuar dhe ndalur përpara se përfundimisht Albani dhe metastazat e tij familjare në sistemin e drejtësisë, të mbyllin përfundimisht një ndër dosjet më korruptive dhe me miliarda euro humbje për shtetin shqiptar siç është kjo historia e puseve që dikur zotëroheshin nga GBC OIL.

Next Post

Gazetari Anri Bala: Lamtumirë mik "armiku" im Turi

Ca të vërteta për Lul Morinën nga ish deputeti Murrizi: Liria e kujdo individi qoftë ky edhe gazetar mbaron aty ku shkelet liria e tjetrit!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved