• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 19, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Protesta e Zvërnecit po përdoret për të përhapur propagandat anti-amerikane dhe anti-izraelite: Videot AI me “Lego”!

June 10, 2026
in Aktualitet, Kryesore
        
 

“1.4 miliardë dollarë. Një ishull ushtarak i braktisur. Tunele nëntokësore për të cilat askush nuk flet. Dhe një kamp, tre orë më poshtë rrugës, që bota e ka harruar. Kushner eci zbathur në Sazan dhe e quajti parajsë. Por bunkerët ende kanë harta në mure. Radari ende drejtohet nga qielli. Dhe deti mban mend gjithçka. Ata e quajnë investim. Ne e quajmë një kasafortë. Rërë e artë. Mure të bardha. Një gënjeshtër e lustruar.”

Kjo është kënga që ka gjeneruar mijëra shikime dhe pëlqime prej disa ditësh në platformat sociale “X” dhe “Instagram”. Çdo ditë e më shumë po qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale në stilin e animacioneve me figura “Lego”, të cilat po e përdorin protestën e qytetarëve shqiptarë për Zvërnecin në shërbim të propagandës anti-amerikane, anti-Trump dhe anti-izraelite.

Këto video po e përdorin protestën shqiptare brenda një narrative gjeopolitike më të gjerë ku përplasen interesat e vendeve të mëdha. Gjithashtu përhapen informacione të rreme dhe të manipuluara, që i shërbejnë narrativës pro-iraniane, si psh Sazani shihet si një ishull ushtarak që ka 3 mijë bunkerë me tunele nëntokësore dhe që i është shitur Kushnerit në shërbim të interesave amerikane dhe izraelite.

Të tilla video janë bërë virale kur nisi lufta midis Iranit, SHBA-së dhe Izraelit, kur llogari pro-iraniane nisën të prodhonin dhe shpërndanin masivisht klipe të shkurtra satirike me inteligjencë artificiale.

Përhapja gjithnjë e më masive e këtyre videove propagandistike dita ditës është duke i mbivendosur protestës agjenda të jashtme, duke i dhënë mundësi kundërshtarëve të saj ta paraqesin jo si lëvizje qytetare, por si pjesë të një fushate të huaj politike dhe ideologjike.

Ndonëse ka një verifikim zyrtar mbi origjinën e këtyre videove dhe mbi llogaritë që qëndrojnë pas tyre, formati, gjuha dhe mesazhi politik i tyre përputhen me një model tashmë të njohur të propagandës pro-iraniane në rrjetet sociale.

Kjo e bën tejet delikat momentin politik të protestave në Shqipëri, pasi një kauzë që nisi si kundërshtim ndaj një projekti konkret në bregdetin shqiptar, është duke u shndërruar në një fushë ku po përplasen narrativa të importuara nga konfliktet ndërkombëtare.


        
 
Next Post

Edmon Spaho i del në krah Ben Blushit, shpërthen ndaj kritikëve: Sillen si komunistë, s’kanë nder e as familje!

Ska sokllimê që e tremb "komunistin"! Qytetarët thërrasin prej 10 ditësh “Berisha n’burg”, ai militantëve të tij: Ta mbështesim protestën me të gjitha mënyrat, por pa logon e partisë

Lajm i madh! Protestuesit pa identitet arritën "fitoren e parë": Mijëra turistë arratisen nga Shqipëri ...anulojnë pronotimet, tani do vijnë flamengot e Kara.vastas! Protestuesit e Vlorës, Durrësi...

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In