• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Indeksi i jetesës 2025- 2026, pabarazia mbetet sfidë kryesore, “ALTAX”: Shqipëria jeton shumë herë më mirë se një dekadë më parë:

June 14, 2026
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Indeksi i jetesës 2025- 2026, pabarazia mbetet sfidë kryesore, “ALTAX”: Shqipëria jeton shumë herë më mirë se një dekadë më parë: Një analizë e publikuar nga ALTAX arrin në përfundimin se shqiptarët jetojnë shumë më mirë në vitet 2025–2026 krahasuar me një dekadë më parë, megjithëse përfitimet e zhvillimit nuk janë shpërndarë në mënyrë të barabartë në të gjithë shoqërinë. Sipas studimit, vendi ka shënuar progres të dukshëm në treguesit ekonomikë, socialë dhe të zhvillimit njerëzor, por vazhdon të përballet me probleme të rëndësishme si varfëria, pabarazia dhe emigracioni.

Analiza tregon se Albania Ëellbeing Index (AËI) është rritur nga 52.4 pikë në vitin 2015 në 71.2 pikë në vitin 2025, ndërsa Shqipëria ka hyrë për herë të parë në kategorinë e vendeve me zhvillim të lartë. Përmirësime janë regjistruar në arsim, shëndetësi, jetëgjatësi dhe nivelin e lumturisë së qytetarëve. Gjithashtu, Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë është rritur ndjeshëm gjatë dekadës së fundit.

Megjithatë, raporti evidenton se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë nuk ka përfituar në të njëjtën masë nga rritja ekonomike. Sipas të dhënave, rreth 40.5% e qytetarëve mbeten në rrezik varfërie ose përjashtimi social, ndërsa afërsisht 900 mijë persona jetojnë në kushte privimi material dhe social.

Në krahasim rajonal, Shqipëria renditet e treta në Ballkanin Perëndimor për nivelin e mirëqenies, pas Serbisë dhe Malit të Zi, por para Maqedonisë së Veriut, Bosnje dhe Hercegovinës e Kosovës. Sipas analizës së ALTAX, pengesat kryesore për zhvillimin afatgjatë mbeten pabarazia sociale, ndotja e mjedisit DHE emigrimi i kapitalit njerëzor.

ALTAX konstaton se Shqipëria ka realizuar një përparim historik dhe të matshëm gjatë dekadës 2015- 2025. Gjithashtu, sipas analizës së ALTAX rekomandohen reforma në periudhën 2026–2030, duke përfshirë indeksimin e pensioneve, reformë fiskale progresive; zhvillimin rural; investime në arsim dhe shëndetësi, si dhe përshpejtimin e tranzicionit energjetik.


        
 
Next Post

Kush e fitoi luftën mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit? Nga Hormuzi te programi bërthamor: cilat janë katër çështjet kryesore?

Vetëm 1.2% në protesta, vetëm 18.9% opinion pozitiv për Berishën

VIDEO/ “Protesta ka një frymë fashiste që duhet ndalur”! Rama: S’i kuptoj prurjet nga territore të tjera, s’kanë lidhje me....

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In