• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, August 26, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Gjenerali hero, që frikëson Zelensky-n

August 26, 2025
in Bota

Një pasdite në fillim të marsit, vetëm tre ditë pas përplasjes së ashpër mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelenski në Shtëpinë e Bardhë, ambasada e Ukrainës në Londër u përfshi nga një valë telefonatash.

Në anën tjetër të linjës ishte ekipi i JD Vance, që kërkonte një bisedë me Valerii Zaluzhnyi, ambasadorin e Ukrainës në Britaninë e Madhe dhe ish-komandantin e ushtrisë.

Zëvendëspresidenti amerikan kishte qenë një nga nxitësit kryesorë të përplasjes në Zyrën Ovale. Tani, ai dhe njerëz të tjerë pranë Trump po testonin alternativat ndaj Zelenskit.

Burime për “Guardian” thonë se Vance “provoi disa kanale diplomatike e jo vetëm” për të kaluar tek Zaluzhnyi, por pas konsultimit me shefin e stafit të presidentit, ky i fundit refuzoi thirrjen.

Ky episod është vetëm një shembull i fijeve të holla politike ku ecën Zaluzhnyi që prej shkarkimit të tij si shef ushtrie nga Zelenksi në shkurtin e kaluar. I disiplinuar në hierarkinë ushtarake, ai vijon të shfaqet i bindur ndaj shtetit, por njëkohësisht shihet nga shumëkush si presidenti i ardhshëm i Ukrainës.

Një figurë që frikëson Zelenksi-n

Edhe pse nuk ka shpallur asnjë ambicie politike, dhe shmang me kujdes çdo intervistë, ambasada ukrainase në Londër është kthyer në një stacion pelegrinazhi politik. Deputetë, aktivistë, biznesmenë dhe madje edhe Paul Manafort, ish-këshilltar i turpëruar i Trump, i kanë trokitur derën Zaluzhnyit. Manafort madje i ofroi shërbimet si konsulent, por u refuzua.

Një tjetër vizitor i shpeshtë ka qenë shefi i stafit presidencial ukrainas, Andriy Yermak. Në nëntor, ai i sugjeroi Zaluzhnyit t’i bashkohej ekipit politik të Zelenskit për të dhënë mesazhin e unitetit. Zaluzhnyi refuzoi, por i dha fjalën se nuk do ta kritikonte publikisht presidentin gjatë luftës dhe nuk do të shkaktonte surpriza politike. “Nëse vendos të hyj në politikë, do ta mësosh nga unë i pari,” i tha ai-Yermakut.

Në Kiev, gjithnjë e më shumë besohet se Zaluzhnyi po përgatit terrenin për një garë politike. Ai vetë hesht, por sondazhet tregojnë se është i vetmi që mund ta rivalizojë seriozisht Zelenksin. “Ai po pret momentin e fundit për të marrë vendimin,” shprehet analisti Volodymyr Fesenko.

Nga hero lufte në ambasador

Zaluzhnyi u emërua komandant i ushtrisë në vitin 2021, vetëm 48 vjeç, një zgjedhje surprizë nga Zelenksi. Shumë brenda ushtrisë e njihnin si komandant të guximshëm, por edhe si shakaxhi me trupat e tij. Ishte pikërisht kjo frymë e afërt me njerëzit që e bëri Zelenksin të besonte tek ai.

Por tensionet nisën shpejt. Para pushtimit rus, Zaluzhnyi kërkonte përgatitje më të forta, ndërsa Zelenksi kishte frikë se kjo do të krijonte panik. Dy ditë pas vendimit për masa të buta, Rusia pushtoi Ukrainën. Më vonë, teksa lufta zgjatej, takimet mes tyre gjithnjë e më shpesh përfundonin në mospajtime. Popullariteti i gjeneralit nisi ta shqetësonte presidentin.

Në shkurt të vitit të kaluar, Zelenksi e shkarkoi dhe e dërgoi ambasador në Londër, duke thënë se ushtrisë i duheshin “ide të reja”. Zyrtarisht, asgjë s’kishte të bënte me politikën, por pak e besuan.

Jetë e re në Londër, hije të vjetra në Kiev

Për një njeri që kishte kaluar dy vite nën adrenalinën e frontit, Londra ishte një botë tjetër. Selfie në metro, shëtitje me bashkëshorten buzë Tamizit, shfaqje në teatër, por gjithmonë nën vëzhgim. Në Ukrainë, një fotosesion për Vogue nxiti tallje.

Megjithatë, Zaluzhnyi nuk është shkëputur nga lufta. Në zyrën e tij në ambasadë ndjek pamje live nga fronti dhe mban kontakte të ngushta me komandantët. “Ai ka lënë luftën, por lufta nuk e ka lënë atë,” thotë një bashkëpunëtor.

Në biseda private, gjenerali ka pranuar të spekulojë mbi një platformë të mundshme politike: një Ukrainë e ngjashme me Izraelin, plotësisht e fokusuar në mbrojtje. “Nuk e di nëse populli është gati për politika të tilla të ashpra,” tha ai në një rast, duke cituar stilin e Churchill-it: gjak, djersë dhe lot.

“Dueli i dy Z-ve”

Përplasja e turpshme e Zelenskit me Trump në Zyrën Ovale u pa nga shumë si fundi i karrierës së presidentit ukrainas. Senatori republikan Lindsey Graham kërkoi publikisht dorëheqjen e tij, ndërsa zyra e Vance tentoi një kontakt të drejtpërdrejtë me Zaluzhnyin. Ai refuzoi. Madje u shfaq krah Zelenskit në Londër, duke dhënë mesazhin: “Rruga përpara nuk do të jetë e lehtë, por bashkë do të kalojmë çdo sfidë.”

Ky qëndrim ka zhgënjyer disa kundërshtarë të presidentit në Kiev. “Ai di të ndjekë urdhrat, por nuk di të manovrojë politikisht,” tha një ish-zyrtar. Një tjetër shton: “Një betejë mes dy Z-ve do të ishte katastrofë për vendin. Ai do të kandidojë vetëm nëse Zelenksi tërhiqet.”

Në Kiev mes protestave

Muajin e kaluar, Zaluzhnyi u kthye për një samit ambasadorësh. Shkoi deri pranë vijës së frontit, por në Kiev rastisi të gjendej në kulmin e protestave kundër planit për të dobësuar institucionet anti-korrupsion. Ndërsa shumë prisnin të fliste, ai heshti.

Më pas qëndroi edhe një javë, duke zhvilluar takime me figura politike e shoqërore. Thashethemet se po krijonte ekip politik u hodhën poshtë nga këshilltarja e tij mediatike, Oksana Torop: “Ai ka thënë qartë, sa kohë lufta vazhdon, s’ka zgjedhje.”

Nga presidenca, këshilltari Mykhailo Podolyak thotë se Zaluzhnyi shihet si pjesë e ekipit dhe jo si kërcënim politik. “Nuk ka proces politik tani. E ardhmja është krejtësisht e paparashikueshme.”

Pra, Zaluzhnyi mbetet enigma e madhe e politikës ukrainase: hero lufte, ambasador në Londër, rival i heshtur i Zelenskit. Pyetja është: kur politika të rikthehet, a do të zgjedhë të dalë nga hija?

The Guardian

Next Post

“Kur paratë janë prioritet më shumë se trofetë, Milani ka humbur identitetin”

Ylli Manjani: PD sheh vetëm shqiptarë të ligj, të korruptuar, mafiozë, oligarkë, borgjezë. Shpresa tani mbetet te Rama, ndryshe...

PROFILI/ Kush është kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës?

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved