• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Boll i trajtuat protestuesit si “bagëti” me teorin…. i morën pa dëshirën e tyre drejt aeroportit për t’i lodhur.

June 15, 2026
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Nga Anri Bala

Thjesht po i ofendoni me teori absurde, se këtë e ka bërë Policia e Shtetit, me civil të infiltruar në turmë. Hipotetikisht, po t’i çonin drejt humnerës e t’iu thonin hidhuni tani, çfarë mendoni …do hidheshin?

Në keni merak se janë lodhur nga ecja, mos u shqetësoni, se në shesh janë disa herë më shumë se grupimi i djeshëm që lëvizi drejt aeroportit, e në qoftë se janë lodhur këta që marshuan dje, padyshim do të zëvendësohen nga të tjerë më të shplodhur se ata, që dje ndoshta nuk i’u bashkuan protestës sepse zgjodhën të rrinin me familjet e tyre.

Kjo beteja e numërave për mua është absurde kur vjen puna te kauzat. Për mua një person i vetëm mjafton për të pasur reagim publik nga të gjithë, si i ndjeri Pal Trashaj, që protestoi deri në vetflijim para dyerve të SPAK për drejtësi.

Unë besoj se të gjithë personat në marshimin e djeshëm janë maxhoren dhe të vetdijshëm për veprimet e tyre. Madje e kanë bërë me vullnet të plotë për të shkaktuar reagim. Ama për mua ishte gabim trashanik që zgjodhën aeroportin dhe bllokimin e autostradës, sepse krijojnë pakënaqësi dhe legjitimojnë qoftë edhe pak pretendimet e Ramës… se po dëmtojnë turizmin apo qytetarët.

Pretendimet se: “…bëmë gabim që zgjodhëm aeroportin, se midis protestuesve ka gra e fëmijë”, është gabim tjetër trashanik. Gratë e fëmijët që morën pjesë në marshim e kanë zgjedhje të tyren këtë veprim me dëshirë, por mos harroni se përpos turistëve, në aeroport ka gra e fëmijë të tjerë të mitur, persona të moshuar apo me probleme shëndetësore, që kanë angazhime apo vizita mjekësore ose jo jashtë vendit, apo ka prej atyre që po kthehen për t’iu bashkuar qoftë për pak ditë protestës dhe janë aty në të drejtën dhe lirinë e tyre dhe askush nuk mund tu a shkeli.

Këta nuk mund t’i bllokoni për 8 orë të tjera pas mesnate në aeroport, se nuk e kanë zgjedhje të torturohen ,sepse liria juaj edhe protestuese qoftë, mbaron aty ku shkelet liria e tjetrit! Shqip….kjo quhet dhunë dhe këtë askush nuk i’ua ka borxh.

Përpos ca individëve me mungesë të theksuar integriteti që dalin përpara Kryeministrisë, që fatmirësisht janë shumë pak dhe fatkeqësisht pjesë e algoritmit tim të rrjeteve sociale, kjo protestë është kthyer në model se si është menaxhuar deri më tani, në aspektin e të kërkuarit të drejtave të atyre që protestojnë në emër të shumë të tjerëve, pa cënuar të drejtat e atyre që nuk protestojnë apo e kanë të pamundur të bashkohen …

E keni të pamundur të vazhdoni kështu?!

Retorika në Parlament e Agron Shehaj apo dhe në media se: “…bëni kujdes, mos dilni rrugëve se do i’u marrin njerëzit zvarrë t’iu fusin në kazanët e plehrave”, me qëllim për të nxitur dhunë, është e rrezikshme! Është pikërisht ajo për të cilën Rama dhe të tjerë do “fërkonin duart” e njëjtë me bllokimini e autostradës apo e lëvizjes së lirë të qytetarëve drejt aeroportit.

Protesta mbetet qytetare kur lufton padrejtësitë pa prodhuar padrejtësi të tjera dhe kur kauzat fitojnë mbështetje, duke i bindur njerëzit e jo duke i bllokuar ata!


        
 
Next Post

Dy helikopterë ushtarakë i bashkohen Bazës së Forcave Ajrore në Rinas

Organizatorët marrin masa për të mos rënë viktima të gafës së djeshme! Zbulojnë itinerarin e protestës së sotme

Euronews: Shqipëria siguron BE-në se projekti turistik i lidhur me Kushner do të përmbushë standardet mjedisore

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In