zhvilloi mbrëmjen e të martës tre ndeshjet e kthimit play-off. Historike data 26 gusht për klube si Kairat Almaty i Kazakistanit, Pafos i Qipros dhe Bodo/Glimt i Norvegjisë, pasi për herë të parë ato siguruan një biletë për në grupin e kompeticionit më më madh për klube. Jashtë Celtic, Crvena zvezda dhe Sturm Graz.
Në Almaty, kazakët e Kairat ia dolën të mposhtnin Celtic pas dy përballjeve pa gola dhe penalltive. Më të saktë vendasit, që iu falën edhe formës së mirë të portierit 21-vjeçar Anarbekov, i cili ndali tre prej rivalëve. Festë e madhe në Almaty.
Kairat Almaty feston suksesin
Në Limassol, qipriotët e Pafos bënë mrekullinë dhe pas barazimit 1-1 (3-2 rezultati i përgjithshëm) eliminuan serbët e Crvena zvezdës. Pafos padyshim mund të quhet një mrekulli, pasi është një klub i themeluar vetëm 11 vite më parë dhe ia ka dalë të ketë në gjirin e vet një emër si David Luiz, yllin brazilian që më herët ka qenë pjesë e Benfica, Chelsea, Arsenal apo edhe PSG.
Pafos FC siguron grupin e Champions League
Mbrëmje historike edhe për Bodo/Glimt. Skuadra norvegjeze një javë më parë kishte fituar 5-0 kundër Sturm Graz dhe në Klagenfurt të Austrisë u mposht 2-1 nga vendasit. Mirëpo kjo nuk e prishi festën te verdhezinjtë që për herë të parë të siguronin grupin e Champions League, duke treguar se shkallët ngjiten me durim dhe përulësi.
Bodo/Glimt feston arritjen historike
Kështu, nga sezoni i ri në Champions League grupit me 36 skuadra i bashkohen edhe Kairat Almaty, Pafos dhe Bodo/Glimt.