• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Video/ Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

June 16, 2026
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Autoritetet australiane vijojnë kërkimet për shqiptarin Orijol Rukaj, i cili u arratis në mënyrë spektakolare gjatë pjesëmarrjes në funeralin e vëllait të tij në Melburn dhe prej më shumë se gjashtë javësh nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Sipas policisë, 47-vjeçari, i cili ndodhej në paraburgim për akuza të rënda që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike, ishte lejuar të merrte pjesë në ceremoninë mortore të zhvilluar në një varrezë të Melburnit, ku morën pjesë gjithashtu rreth 300 persona.

Rukaj ishte shoqëruar në ceremoni nga punonjës të sistemit korrektues dhe madje kishte marrë pjesë edhe si mbajtës i arkivolit. Megjithatë, pas përfundimit të ceremonisë, autoritetet kuptuan se ai nuk ndodhej më në vendngjarje.

Sipas hetuesve, shqiptari dyshohet se është larguar me një automjet tip Toyota Land Cruiser me ngjyrë të errët, i cili e kishte pritur pranë varrezave. Policia beson se ai është ndihmuar nga persona të tjerë për të organizuar arratisjen.

“Për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve në funeral, oficerët humbën kontaktin vizual me të”, deklaruan autoritetet australiane.

Policia ka kryer kontrolle në rreth 20 adresa në Melburn dhe ka marrë në pyetje familjarë e bashkëpunëtorë të mundshëm të Rukajt. Hetuesit dyshojnë se ai vazhdon të fshihet në zonën metropolitane të Melburnit.

Sipas autoriteteve, disa persona që dyshohet se ndihmuan në planifikimin e arratisjes ndodhen aktualisht jashtë Australisë. Një person u ndalua në aeroportin e Melburnit në lidhje me çështjen, por më pas u lirua pa akuza.

Policia australiane ka publikuar edhe përshkrimin e të arratisurit. Rukaj përshkruhet si një burrë me trup të hollë, rreth 1 metër e m76 centimetra i gjatë, me sy kafë dhe flokë të shkurtër kafe. Ai u pa për herë të fundit i veshur me bluzë të bardhë, kostum të zi dhe atlete sportive.


        
 
Next Post

"Demokomunistët" në revolucion me sloganin e fshehur si "asi" nën mëngë: E duam Shqipërinë siç na e la Enveri!

Kush është 10-vjeçari që mahniti në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës FIFA 2026?

Deputetja me mandat dhurat nga Rama në krye te listës së mbyllur Koçeku bën "karshillik": Shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe kandidoj në Tiranë, do marr edhe kecin me vete

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In