• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Deputetja me mandat dhurat nga Rama në krye te listës së mbyllur Koçeku bën “karshillik”: Shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe kandidoj në Tiranë, do marr edhe kecin me vete

June 16, 2026
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Deputetja Marjana Koçeku, e cila u largua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të ashpra dhe sfiduese ndaj kritikave që kanë shoqëruar vendimin e saj.

Në një deklaratë publike, Koçeku e paraqet mandatin si një të drejtë të saj personale, ndonëse hyrja e saj në parlament është bërë përmes listave dhe mbështetjes politike të Partisë Socialiste, forcë e cila fitoi shumicën në zgjedhjet e fundit.

“Nuk ua kam marrë mandatin e deputetit. Ma keni marrë ju mue, për 10 muej rresht. Tash mandati ka ardhë në vend të vet”, shprehet ajo.

Më tej, deputetja shkon edhe më larg, duke sfiduar mazhorancën të shpërndajë parlamentin dhe të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Një kërkesë e tillë vjen në një kohë kur Partia Socialiste ka një shumicë të qartë parlamentare dhe kur mandati i qeverisë buron nga vota e zgjedhjeve të fundit.

“Nëse jeni kaq të sigurt që unë nuk fitoj pa ju dhe ju i keni plot 83 mandate, atëherë shpërndajeni parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe masim forcat se kush fiton çka”, deklaron Koçeku.

Reagimi i saj merr më pas edhe nota folklorike e personale, ku deputetja paralajmëron se në një garë të ardhshme do të kandidojë në Tiranë.

“Kësaj radhe do marr me vete kecin tim të shtrenjtë, bashkë me kmesën e mprehtë, dhe do zbres me kandidue në Tiranë. Para se të vij, ndoshta iu marr leje malësorëve të mi me e folë gjuhën standarde”, shkruan ajo.

Deklarata e Koçekut duket më shumë si një përpjekje për ta kthyer largimin nga grupi socialist në betejë personale me partinë që e solli në parlament. Megjithatë, sfida për zgjedhje të parakohshme vështirë se mund të merret seriozisht politikisht, për sa kohë mazhoranca ka legjitimitetin dhe numrat për të vijuar mandatin e saj qeverisës.

Reagimi i Marjana Koçekut:

Nuk ua kam marrë mandatin e deputetit. Ma keni marrë ju mue, për 10 muej rresht. Tash mandati ka ardhë në vend të vet.

Nëse jeni kaq të sigurt që unë nuk fitoj pa ju dhe ju i keni plot 83 mandate, atëherë shpërndajeni parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe masim forcat se kush fiton çka.

Kësaj radhe do marr me vete kecin tim të shtrenjtë, bashkë me kmesën e mprehtë, dhe do zbres me kandidue në Tiranë. Para se të vij, ndoshta iu marr leje malësorëve të mi me e folë gjuhën standarde


        
 
Next Post

Veliaj kërkoi transmetimin live të seancave dhe daljen nga kafazi i xhamit, avokati Ndreca: Procesi të vihet në shina ligjore!

Kodi penal në konsultim publik, ashpërsohen ndëshkimet ndaj atyre që abuzojnë me fondet e BE

Rama për "Vanity Fair": E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In